Shtesa mbi pagë, sa përfitojnë mjekët dhe infermierët për urgjencat dhe ditët e pushimeve
Emanuela Sako
Personeli mjekësor që punon me orare të zgjatura apo në ditët e pushimeve dhe festave, përfitojnë një shtesë mbi pagën për punën e kryer. Në këto kategori përfshihen mjekët, infermierët apo laborantët, të cilët për disa raste specifike janë të detyruar të punojnë gjatë ditëve të festave, të shtunave dhe të dielave, në rastet e urgjencave apo kur punojnë larg vendbanimit të tyre. Të gjitha rastet janë specifikuar, duke përcaktuar edhe shpërblimin përkatës që duhet të përfitojnë nëse punojnë jashtë orareve të parashikuara në rregullore. Përfitimi i shumës së parave për personelin e mjekëve dhe infermierëve për orët shtesë, bëhet duke pasur parasysh pagën bazë plus shtesën për orë pune apo rëndësinë e punës sipas situatës së përcaktuar.
Rastet
Kur mjekët specialistë thirren për raste urgjence, pasdite ose natën, nga mjeku i rojës së spitalit për veprime diagnostikuese apo mjekuese, shpërblehen në masën 600 lekë deri në 1000 lekë, në varësi të procedurës mjekësore që kryejnë. Këto shpërblime nuk mund të jenë më shumë se 20 për qind e pagës mujore për çdo muaj. Po kështu ndodh edhe me infermierët, të cilët në disa raste duhet të jenë prezent në spital për të sëmurin. Kështu, për raste të veçanta, kur mjeku i rojës e sheh të domosdoshme thirrjen e personelit të infermieristikës për kryerjen e ekzaminimit apo të mjekimit, ky personel shpërblehet në masën 300 lekë deri në 750 lekë. Edhe në rastin e infermierëve këto shpërblime nuk mund të jenë më shumë se 20% e pagës mujore për çdo muaj.
Rritja e fundit
Mjekët kanë përfituar nga rritja e përgjithshme e të gjitha pagave në vend. Rritja e pagës së mjekëve ka disa kritere bazë, të cilat merren parasysh nga specialistët që hartojnë rritjen. Këtu mund të përmendet vjetërsia e punës apo titujt dhe gradat shkencore. Mjekët që përfitojnë më shumë lekë janë ata me grada shkencore dhe shefat e shërbimeve, të cilët vlerësohen për punën e kryer ndaj pacientëve dhe punën shkencore dhe kërkimore që kryejnë. Të gjitha kategoritë e bluzave të bardha kanë një përftim në përqindje mbi pagën bazë. Muajt e fundit qeveria vendosi një rritje mbi pagën e mjekëve, infermierëve, sanitareve dhe pjesën e personelit mbështetës. Qeveria vendosi që rritja e pagave për të gjitha kategoritë e punonjësve do të bëhej pas 1 korrikut, përfshirë dhe mjekët. Rritja mesatare e pagave për punonjësit e shëndetësisë është 15 për qind. Për kategoritë kryesore, punonjësit me arsim të lartë dhe personeli infermieror përfitojnë një rritje pagash në masën 15 për qind, ndërsa për nëpunësit civilë, punonjësit e aparatit të Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e pagës do të jetë në masën 5 për qind. Po kështu, qeveria miratoi aplikimin e shtesës për kualifikimin shkencor për punonjësit e sektorit shëndetësor, në të njëjtën mënyrë me nëpunësit e tjerë të administratës publike. Ndërkohë, me vendimin e rritjes së pagave të personelit infermieror është miratuar dhe rritja e shtesës së pagës së punonjësve të infermieristikës për punën në turnin e dytë. Kjo shtesë nga 50 lekë në ditë, është ndryshuar në 120 lekë në ditë. Rritja e pagës përfshin të gjithë sistemin shëndetësor në vend
Për çdo shërbim rojë 24 orë pa ndërprerje u jepet një shpërblim:
Në qendrat spitalore universitare
Mjek roje i parë Mjek roje i dytë
për ditët e zakonshme 1 800 lekë 1 600 lekë
për ditët e shtuna 2 200 lekë 2 000 lekë
për ditët e diela e festat 2 700 lekë 2 500 lekë
Në institucionet e tjera
Mjek roje i parë Mjek roje i dytë
për ditët e zakonshme 1 600 lekë 1 500 lekë
për ditët e shtuna 2 000 lekë 1 900 lekë
për ditët e diela e festat 2 500 lekë 2 400 lekë
box
Për shërbimin e urgjencës së rrethit:
Në ditët e zakonshme Të shtuna Të diela dhe festa
për 24 orë 1 200 lekë 1 400 lekë 1 750 lekë
për 16 orë 1 000 lekë 1 200 lekë 1 400 lekë
për 12 orë 7 00 lekë 1 000 lekë 1 200 lekë
Rastet e urgjencave
Kur thirren për raste urgjence, pasdite ose natën, nga mjeku i rojës së spitalit për veprime diagnostikuese apo mjekuese, shpërblehen në masën 600 lekë deri në 1000 lekë, në varësi të procedurës mjekësore që kryejnë. Këto shpërblime nuk mund të jenë më shumë se 20 për qind e pagës mujore për çdo muaj.
Mjekët, anëtarë të komisioneve mjeko-ligjore, për punën që bëjnë, marrin shpërblim si më poshtë vijon:
kryetari 2000 lekë në muaj;
anëtarët 1800 lekë në muaj.
Pagat për infermierët
Punonjësit e infermieristikës, që punojnë larg vendbanimit, marrin shpërblim mujor:
Kur punojnë brenda rrethit të tyre, por larg vendbanimit dhe kthehen brenda ditës, 1000 lekë në muaj
Kur nuk kthehen në vendbanim brenda ditës, 3000 lekë në muaj.
Për punën e kryer nga ora 19.00 deri në 22.00, përfitojnë shtesë mbi pagë 120 lekë për çdo ditë
Për punën e kryer në intervalin kohor 22.00 dhe 6.00, përfitojnë shtesë mbi pagë 250 lekë për çdo ditë
Për shërbimin e urgjencës së rrethit:
Në ditë të zakonshme të shtuna të diela dhe festa
për 24 orë 1050 lekë 1300 lekë 1600 lekë
për 16 orë 850 lekë 1050 lekë 1400 lekë
për 12 orë 650 lekë 850 lekë 1050 lekë
Për rastet kur, me kërkesë të institucionit dhe miratim të Ministrisë së Shëndetësisë, laborantët e spitaleve kryejnë shërbim 24 orë u jepet një shtesë, si më poshtë vijon:
Për ditë të zakonshme 1300 lekë
Për ditët e shtuna 1600 lekë
Për ditët e diela dhe festa 2100 lekë
Për raste të veçanta, kur mjeku i rojës e sheh të domosdoshme thirrjen e personelit të infermieristikës për kryerjen e ekzaminimit apo të mjekimit, ky personel shpërblehet në masën 300 lekë deri në 750 lekë, për çdo rast
Këto shpërblime nuk mund të jenë më shumë se 20% e pagës mujore për çdo muaj.
24 Prill 2009