Shtetet arabe të Gjirit tërheqin monitoruesit nga Siria

Me anë të një komunikate, Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të merret me këtë çështje dhe të ushtrojë presion mbi qeverinë Siriane.
Kjo vjen pasi Damasku refuzoi thirrjen e Ligës Arabe që Presidenti Bashar Al-Asad të transferonte pushtetin tek zëvendësi i tij.
Më herët, një gazetë kuvajtiane tha se Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit nuk dëshironte që monitoruesit e tij “të bëheshin dëshmitarë fals në krimet e kryera kundër civilëve”.
Shtetet anëtare të këtij këshilli janë Bahrejni, Kuvajti, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Start/F. Prroni/
2012-01-24 11:22