E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet ishuj protestë për mospërfshirjen në Samitin e Kopenhagenit

Pjesëmarrësit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kopenhagen protestuan të premten për mungesën në konferencë të shumë shteteve ishuj siç janë ato Maldive dhe ishujt Cook.
"Ne duhet të përfshihemi në hartë pasi përfaqësojmë ishujt Cook. Ne duam t'i bëjmë të ditur botës se ishujt Cook ekzistojnë dhe se ndryshimi i klimës ka një ndikim të madh në ishujt tanë, veçanërisht rritja e nivelit të detit. Duhet që edhe ne të përfshihemi në glob, "tha një delegate nga ishujt Cook Rikana Toroma.
Një grup protestuesish të mbledhur në Kopenhagen nga e gjithe bota, thërrisnin: "Futni ishujt në hartë".
Përfaqësuesi i ishullit të Cape Verdes për Kombet e Bashkuara, Antonio Pedro Monteiro Lima u bashkua me protestuesit i cili tha:
" Shtetet Ishuj janë rojet e botës, dhe ne jemi të parët që duhet të marrin pjesë në konferencë. Ne jemi 43 shtete. Jemi pak shtete, por nuk do të thoja se jemi pak mendje dhe duam të mbijetijmë".
Shtetet ishuj në Paqësor janë anëtarë të Aleancës së kombeve ishuj të vegjël, dhe një grup prej 43 vendeve kanë frikë se rritja e nivelit të detit dhe e temperaturat kalojnë mbi 1, 5 gradë celsius mund t'i fshijë ata nga harta e botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›