E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kater vitet e nje presidenti

Barak Husein Obama është presidenti i 44, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është afroamerikani i parë që mban këtë post. Obama ka qenë senator i Illinoisit në periudhën janar 2005 nëntor 2008, kur dha dorëheqjen pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2008. Ai është diplomuar në Universitetin e Kolumbias dhe në Harvard, ku dhe ka qenë presidenti i parë afro amerikan i Harvard Lou Rivju. Organizator dhe aktivist politik në komunitetin e tij në cikago para se të merrte diplomën për juridik, ai ka punuar si avokat në mbrojtje të të drejtave civile dhe ka dhënë lëndën e të drejtës kushtetuese në Universitetin e Cikagos në  periudhën 1992 - 2004. Obama ëshët zgjedhur në senatin e Illinoisit për tre mandate radhazi, nga viti 1997 në vitin 2004. Pasi nuk arriti të zgjidhet në Dhomën e përfaqësuesve në vitin 2000 ai u kandidua në senatin federal në vitin 2004, pas fitores surprizë në zgjedhjet kombëtare të demokratëve të marsit 2004. ishte pikërisht ky sukses që e vuri në qendër të vëmendjes në konventën e demokratëve në korrik duke e bërë një nga figurat më në zë të Partisë Demokrate. Më pas ai u zgjodh senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nëntor të 2004-ës, me numrin më të madh të votave në historinë e Illioisit. 
Në 10 korrik të vitit 2007 ai shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. pas nëj gare të fortë ai mundi ish zonjën e parë dhe senatoren e shtetit të Nju Jorkut, Hilari Klinton, në zgjedhjet e partisë demokrate. Ndërsa në 3 qershor të vitit 2008, Obama mori kuorumin e mjaftueshëm për nominimin demokrat, duke u bërë kështu afro amerikani i parë që garon për në Shtëpinë e Bardhë për një nga dy partitë më të mëdha në vend. Nominimin zyrtar nga partia e tij ai mori në konventën e demokratëve në Denver që u mbajt në datat 25 dhe 28 gusht të 2008-ës. Fitoi zgjedhjet presidenciale në 4 nëntor 2008, duke lënë pas senatorin republikan të Arizonës Xhon Mekein, dhe mori zyrtarisht postin e tij në 20 janar të 2009-ës. 
E përjavshmja amerikane TIME e ka zgjedhur Obamën si njeriun e  vitit në 2008-ën. Ndërsa i është dhënë çmimi Nobel për Paqen në vitin 2009 për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në përforcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve. 
Duke analizuar karrierën e Obamës në senatin e Illinois, një artikul në Uashington Post, i publikuar në shkurt të vitit 2007, ka vënë në dukje aftësinë e tij për të punuar me efikasitet si me demokratët ashtu dhe me republikanët, si dhe aftësinë për të ndërtuar koalicione bipartizane. 
Obama ka krijuar 152 projektligje dhe rishqyrtime në Kongresin amerikan të 109 në periudhën 2005 - 2006, dhe ka mbështetur 427 të tjera. Projektligji i tij i parë ka qenë “Ligji për shtimin e numrit të bursave universitare të studimit” Duke mbajtur një premtim që kishet bërë gjatë fushatës elektorale, projektligji propozonte që të shtohej numri i bursave të studimit për të ndihmuar studentët dhe familjet me të ardhura të pakta për të paguar universitetin. Por ky projektligji nuk e kalooi komisionin dhe nuk u votua asnjëherë në senat. Obama gjithashtu ka luajtur një rol aktiv në përpjekjet e senatit për të përmirësuar sigurinë në kufi dhe reformat për emigrimin. Duek filluar që nga viti 2005 ai ka mbështetur ligjin për |Amerikën e sigurtë dhe për emigrimin e kontrolluar të propozuar nga senatori Xhon Mekein. Obama shtoi she tre amendamente për ligjin 2611, "Reformën tolerante për emigracionin," e kërkuar nga senatori Arlen Spekterligji e kaloi senatin në maj të 2006, por nuk u aprovua nga dhoma e përfaqësuesve. Në shtattor të po këtij viti Obama mbështeti gjithashtu dhe një ligj tjetër lidhur me këtë, “Ligjin për barrierën e sigurtë”, që autorizon ndërtimin e një muri dhe përforcimeve të tjera për të ndaluar emigracionin klandestin nga Meksika. Kishte qenë presidenti Bush që e kishte aprovuar projektligjin në tetor të vitit 2006, duke e përcaktuar si një hap të rëndësishëm drejt reformës së emigracionit. Dy ligje të tjera të rëndësishme të mbështetura nga Obama ishte ai për reduktimin e armëve të shlatërrimit masë si dhe ligjin për transparencë në fondte federale. Ky i fundit parashikon publikimin në një faqe  në internet, emrat e të gjitha organizatave që marrin fonde federale, duke filluar që nga viti 2007. Në 22 dhjetor 2006, presidenti Bush firmòsi ligjin për ndihmën, sigurinë dhe promovimin e demokracisë në Republikën Demokratike të Kongos, ky ishte ligji i parë federal në të cilin Obama ishte ai që e firmosi i pari. 

Por nuk mungojnë as kuriozitetet që e vendosin në këtë mënyrë presidentin e shteteve të bashkuara të amerikës në rrafshin e një njeriu të zkonshëm. Një nga hobet e presidentit amerikan është koleksioni i revistave të Spider Man, dhe konan Barabri, ndërsa në shkollën e mesme ai njihej me epitetin O Bomber për aftësitë e tij në basketboll. Emri i tij në dialektin suahili përkthehet “ai është i bekuar”. Obama është presidenti i gjashtë amerikan që është mëngjarash. Ai ka lexuar cdo libët të Herri Poter, ndërsa ruan me fanatizëm nëj palë doreza boksi me autografin e Muhamed Ali. Flet rrjedhshëm spanjisht dhe gjatë fushatës elektorale ka refuzuar të shohë CNN, duke zgjedhru vetëm kanale sportive. Pija e tij e preferuar është caji i ci i ftohtë, por edhe pse i ka premtuar bashkëshortes Mishel se do të lërë duhanin ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. Libri i tij i preferuar është Mobi Dik, i Herman Mervill, ndërsa nga shitjet e librit ët tij ka fituar rreth 2.7 milion euro. Filmat e tij të preferuar janë Kazablanka dhe foleja e qyqes. Këngëtarët e tij të preferuar janë Majls Dejvis, , Bob Dylan, Bach dhe The Fugees. Obama ka gjithashtu ndër shumë të tjera në garderobë katër palë këpucë të zeza identike, dhe ka këmbëngulur shpesh që të montohet një fushë basketbolli në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa piktori i preferuar është Pablo Pikaso.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›