E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti është i pafuqishëm të pastroje vetveten nga militantët

Shqipëria e varfër ka disa lokale dhe makina luksoze të bëra me paratë e felliqura të droges, trafikimit të prostitucionit, zhvatjes së shtate lekureve të taksapaguesve shqiptare, kredite që jepen nga donatoret e huaj por që vidhen nga shtetaret, tenderat që ben shteti për blerjen e energjise elektrike, tenderat që ben shteti për shitjen e aseteve të ekonomise shqiptare, tenderat që ben shteti për “çmilitarizimin” e Shqipërisë etj.

Po kjo nuk është pamja reale e Shqiperise. Shqiperise i kanoset varferia, errësira, etja për uje të pijshem, shkollimi i dobët, papunesia, krimi familjar dhe dhuna shteterore.

Pra trafikimet gjejnë terren në këtë kaos pse shteti është i kapur nga vete shtetaret që mezi pritën diten e parë të rrotacionit në 2005!

Shteti është i pafuqishem të pastroje vetveten nga militantet sepse është zor t’i besosh një pune zyrtare një të shkolluari që kerkon rregull, ligj dhe siguri dhe ardhmeri për shoqerine në teresi. Po ndodhi keshtu s’ka fitime, s’ka vila, s’ka qejfe në klubet e nates a në lagjet rozë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›