Shteti i 51 i Amerikes
Nga Nathan Thrall Slate
Ne shikim te pare mund te mendoni se viti i fundit ka qene i veshtire per marredheniet midis Amerikes dhe Shqiperise. Veren e kaluar, Ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi u akuzua se kishte ndihmuar Ministrin e Mbrojtjes per fshehjen e shitjes se municioneve te vjetra dhe te ndaluara kineze kontraktuesit 21 vjecar te Pentagonit, i cili e furnizonte ushtrine dhe policine afgane. Ne te njejten jave, ndaj kontraktuesit nga Florida u ngrit aktakuza; personi qe kishte alarmuar per kete skandal u gjet i vdekur; Departamenti Amerikan i Shtetit zbuloi se Tom Ridge, sekretari i pare i sigurise kombetare, nuk i paraqiti te ardhurat prej 500 mije dollareve qe i kishte fituar duke punuar si lobist per Qeverine e Shqiperise. Ne javen kur mberrita ketu, ne korrik, nje automobil eksplodoi afer Parlamentit, ne rrugen George W. Bush. Mirepo, ne nje mengjes te heret te se dieles, ne qytezen e vogel te Fushe Krujes ndjenjat ndaj Amerikes jane te ngrohta sa s'ka me. Ne katin e dyte te nderteses ngjyre salmoni, nje burre i moshuar, i veshur me rroba lekure, pi espresso dhe thith cigare ne ballkonin e "Bar Kafe George W. Bush". Ne hyrje te nderteses gjendet pllaka e bronzte e cila sherben si perkujtuese e vizites se "Xhorxh W", ne qershor te vitit 2007, ashtu si karrigia e drunjte ne te cilen ishte ulur ai. Ne fund te shkalleve qendron piktura e Shtepise se Bardhe, e nuancuar me nje vjollce te bute. Pritja qe i eshte bere George Bushit nga ky komb i vogel me shumice myslimane, per te ka qene me e perzemerta e te gjitha koherave. Ne kohen kur shkalla e perkrahjes se tij ne SHBA ka qene jashtezakonisht e vogel, turmat e njerezve ketu kane pritur me ore te tera jashte kafenese per ta pare, perqafuar dhe puthur presidentin. Gjate parakalimit te limuzines se tij, njerezit e ngazellyer brohorisnin "Bushi! Bushi!". Tri pulla postare me Bushin e buzeqeshur u hodhen ne qarkullim, kurse nje rruge ne Tirane mori emrin e tij. Parlamenti ne menyre unanime aprovoi projektligjin i cili i autorizonte "forcat amerikane t'i ndermerrnin te gjitha llojet e veprimeve, perfshire edhe perdorimin e forces, ne menyre qe Presidentit amerikan t'i ofrohej siguri". Gazeta Korrieri botoi nje titull sarkastik: "Ju lutemi, na okuponi!".
Sali Berisha, Kryeministri i Shqiperise qe nga viti 2005, e quajti Bushin: "Mysafiri me i madh dhe me i vecante qe na ka vizituar ndonjehere". Edi Rama, rivali i Berishes, kryetar i PS'se dhe Kryebashkiak i Tiranes, tha: "Shqiperia eshte me siguri shteti me proamerikan ne Europe, ndoshta edhe ne bote". Ndonese vizita e Bushit ne Shqiperi eshte e para e realizuar nga nje President ne detyre, lidhjet e Shqiperise me SHBA-te jane te thella. Ato datojne nga Bostoni i pjeses se fundit te shekullit 19, ku nje komunitet i emigranteve shqiptare, shumica me perkatesi ortodokse (te cilet sot perbejne afro 20 per qind te popullsise se Shqiperise), krijuan nje qender me ndikim ne levizjen kombetare shqiptare. Fan Noli, pjesetar i ketij komuniteti, arriti ne Boston ne vitin 1906, ne moshen 24 vjecare, u be zevendeskryeredaktor i gazetes nacionaliste Kombi, si 26 vjecar themeloi Kishen Ortodokse Shqiptare, kurse diplomoi ne Harvard ne 1912, vitin kur Shqiperia shpalli pavaresine prej Perandorise Otomane. Ne atdheun e tij, Noli u be Kryeminister i nje qeverie e cila e meritoi jeten e saj te shkurter. Sado qe ishte i pandershem si Kryeminister, Noli ishte diplomat i shkelqyeshem. Ai e anetaresoi shtetin e tij ne Ligen e Kombeve dhe ndihmoi ne bindjen e Woodrow Wilsonit per nevojen e pavaresimit te Shqiperise. Ne Konferencen e Parisit, ne vitin 1919, Wilson pati qendrim te fuqishem kunder ndarjes se Shqiperise nga ana e fqinjeve te saj. Ky veprim i tij edhe sot mbahet ne mend nga shqiptaret.
Genc Pollo, zevendeskryeminister i Shqiperise, elokuent dhe i arsimuar ne Austri (ka doktoruar ne historine romake), kujdesshem i permende shkaqet historike per trajtimin e Bushit si nje yll roku ne Shqiperi: "Woodrow Wilson e parandaloi copetimin e Shqiperise"; "Deklaratat inspiruese te Ronald Reaganit mbi 'Perandorine e se keqes' dhe 'Z. Gorbachev, rrezojeni kete mur!'"; "Inkurajimi i Bush Senior ne luften tone kunder komunizmit"; "Bombardimi i Serbise nga ana e Clintonit, me qellim te mbrojtjes se shqiptareve te cilet perbejne afro 88 per qind te popullsise se Kosoves": si dhe "Mbeshtetja e Bushit Junior per pavaresine e Kosoves dhe hyrjen e Shqiperise ne NATO". Mirepo, Pollo thote se "gjithashtu ekziston edhe dimensioni emocional i kesaj dashurie, i cili nuk mund te shpjegohet gjithmone ne menyre racionale".
Ndonese perkrahja e SHBA-ve per Shqiperine ka kaluar pothuajse krejtesisht e paverejtur nga amerikanet, ne Shqiperi ajo ka nxitur ndjenja te falenderimit te madh, te cilin shqiptaret jane te etshem per ta shfaqur. Pas intervenimit te Clintonit ne Kosove, mijera shqiptare u vune emrat Bill dhe Hillary te porsalindurve te tyre, si dhe i perkrahen Clintonet gjate gares presidenciale ne vitin 2008. Kur asnje vend tjeter nuk deshi ta bente, Shqiperia pranoi pese te burgosur ujgure nga Guantanamo dhe - per dallim prej SHBA've - nuk i lejoi agjentet kineze qe t'i marrin ata ne pyetje. Shqiperia ishte njera nga pese shtetet e para qe ofroi trupa per Afganistan dhe Irak. Ne nje editorial te botuar ne Washington Times, ne 2005, ambasadori i Shqiperise ne SHBA shkroi: "Nese besoni ne liri, besoni edhe ne luften per te. Nese besoni ne luften per liri, besoni ne Amerike... Po te mos ishte Amerika, ka shume gjasa se as Franca, as Mbreteria e Bashkuar, as Belgjika nuk do te ekzistonin ne gjendjen e tyre te sotme. Po te mos ishin SHBA-te, eshte shume e mundshme se shtetet e Ballkanit nuk do te ishin te lira". Ne fund te korrikut, Shqiperia njoftoi se do ta pesefishonte prezencen e saj ne Afganistan me 120 trupa. Kjo mund te mos duket shume derisa nuk e merrni parasysh reputacionin e ushtareve shqiptare: te parapelqyer si rekrute ne korpuset e jenicereve otomane, ata, ne shekullin 19 ishin pershkruar nga korrespondenti i gazetes Times te Londres si "raca me e shkelqyeshme dhe me luftarake ne Europen Jugore". Dori, personi qe me shoqeron, me krenari thote se nje ushtar shqiptar eshte i barabarte me 100 ushtare te vendeve tjera.
Babai i Dorit gjate komunizmit ka kryer sherbimin ushtarak ne Armaten Popullore te Shqiperise, se bashku me nje ushtar tjeter i cili ishte i vogel dhe thatanik. Ashtu si shume te tjereve, edhe komandanti i tyre u kishte thene qe per shkak se ushtria shqiptare eshte e vogel dhe e izoluar, dhe se do te sulmohet nga forcat shumefish me te medha te NATO-s ose Paktit te Varshaves, secili ushtar shqiptar do te duhet t'i vrase 100 kundershtare. Babai i Dorit i kishte hedhur nje veshtrim kolegut te tij te dobet dhe i kishte thene komandantit: "Ai mund te vrase me se shumti 72-73. Por, mos u brengos - une do i vras 28 te tjeret".
Asokohe, Shqiperia sundohej nga Enver Hoxha, diktator ksenofobik komunist, i cili per me shume se kater dekada te diktatures se tij e shnderroi vendin e tij ne me te izoluarin ne bote. Hoxha ishte adhurues i Stalinit, kurse komunizmin e Khrushchevit nuk e konsideronte mjaft ortodoks, prandaj e kishte quajtur Khrushchevin - "sharlatanin dhe klounin me kunderrevolucionar qe ka njohur bota". Enver Hoxha se pari i prishi lidhjet me Rusine, pastaj me Kinen, pasi nuk mund ta duronte riberjen e lidhjeve te saja me Nixonin. Ne pergatitje per sulmet e sovjetikeve dhe te forcave te imperializmit anglo-amerikan, Enver Hoxha e mbuloi Shqiperine me qindra mijera bunkere cimentoje ne forme jasteku, perafersisht nje per secilen familje. Sot, shumica e ketyre bunkereve, terhiqen prej aty prej t'i hapur udhe turizmit te Shqiperise ne bregdetin Adriatik. Sidoqofte, shqiptaret kane gjetur mundesi te reja shfrytezimi - i kane shnderruar bunkeret ne fole dashurie dhe tualete, e bile edhe ne restorante kapitaliste, ne te cilet imperialistet amerikane jane mysafiret me te mireseardhur.