Demokratët hezitojnë të zgjedhin kryetarin e ri të Grupit Parlamentar
Emrat e kandidatëve për këtë post që përfliten në qarqet e PD-së. Postet e rëndësishme qeveritare për të cilat bëhet lufta e përfaqësimit
Astrit Patozi do të jetë kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së deri në një vendim përfundimtar të selisë blu. Burimet nga Grupi Parlamentar i PD-së bëjnë të ditur se ende nuk është zyrtarizuar emri i drejtuesit të grupit më të madh kuvendor, ndërsa gjatë mbledhjes së djeshme është lënë në këtë detyrë Astrit Patozi. Sipas tyre, ka një hezitim të lidershipit të partisë për të përcaktuar drejtuesit, pasi ende nuk është zyrtarizuar kabineti i ri qeveritar. Duket se së fundi nuk po funksionon në PD parimi i kompensimit të posteve në qeveri me poste në parti. Shumë deputetë me kontribute në Partinë Demokratike po synojnë të marrin poste në qeveri, por postet në qeveri janë të kufizuara dhe kryeministri është i kushtëzuar dhe nga marrëveshjet e nënshkruara me partitë aleate. Ndërkaq, sipas burimeve, disa ministra do të rimandatohen, ndërsa dikasteret më të rëndësishme qeveritare për të cilat bëhet “lufta” në selinë blu janë: Ministria e Brendshme, ajo e Transporteve dhe Ministria e Drejtësisë. Duket se edhe vetë kryeministri Berisha e ka të vështirë të përcaktojë postet për të vetët. Megjithëse ai firmosi lehtësisht marrëveshjet me aleatët, e kundërta po ndodh përsa i përket ndarjes së posteve për deputetët e tij dhe vendosjes së ekuilibrave në parti.
Emrat
Në bazë të Nenit 47, pika 3 e Statutit të PD-së, njëri prej nënkryetarëve të partisë mban dhe postin e kryetarit të Grupit Parlamentar. Në rast se Astrit Patozi emërohet në postin e ministrit, atëherë ai do të vazhdojë të drejtojë Grupin e PD-së deri në zgjedhjen e nënkryetarit të ri të PD-së. Burimet nga PD-ja flasin për mundësinë e qëndrimit të Patozit në krye të Grupit të PD-së. Sipas tyre, ekziston edhe një skemë tjetër, e cila parashikon që Lulzim Basha të mbetet pas post qeveritar dhe të “shpërblehet” me postin e nënkryetarit të PD-së dhe automatikisht merr drejtimin e Grupit Parlamentar. Por, mësohet se Basha kërkon doemos portofol qeveritar duke refuzuar postin e numrit dy të PD-së. Gjithashtu, burimet bëjnë të ditur se drejtimi i Grupit nga Basha nuk është pritur mirë nga drejtues të tjerë të PD-së. Ndaj dhe sipas burimeve, Basha ka mundësi ose të rikthehet në postin e ministrit të Transporteve, ose të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Një tjetër emër që lakohet për kryetar Grupi është ai i Ilir Rusmalit. Por, burimet bëjnë të ditur se edhe Rusmali synon të marrë një post në qeveri dhe në korridoret e politikës përflitet se ai mund ta drejtojë Ministrinë e Brendshme ose të rikthehet te Ministria e Drejtësisë. Burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se dilemën se kush do ta drejtojë Grupin Parlamentar të PD-së do ta zgjidhë konstituimi i kabinetit të ri qeveritar. Sipas tyre, një gjë është e sigurt: kryetari i Grupit nuk do të ketë post ministror, por do të jetë një parlamentar i rregullt.
Berisha, “shpjegimi”
Gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit të ri Parlamentar të PD-së kryeministri Berisha ka bërë të ditur se e ka të vështirë të krijojë qeverinë e re. Sipas tij, në Grupin e ri Parlamentar të PD-së ka shumë personalitete që meritojnë të jenë ministra. “Gjatë karrierës time politike kam krijuar kabinete, por kësaj here përzgjedhjen e kam më të vështirë se asnjëherë tjetër. Kurrë ndonjëherë më parë nuk kam pasur personalitete kaq të shumta, të cilat meritojnë plotësisht të ulen në karrigen e ministrit. Por, natyrisht, kërkoj mirëkuptimin e gjithsecilit, sepse ato janë gjithsej 14 vende. Një pjesë janë të koalicionit dhe pjesa që i mbetet Partisë Demokratike nuk do të mjaftonte as për 1/5, apo edhe më shumë, e atyre që meritonin të uleshin në ato poste”, - është shprehur Berisha, ndërsa ka inkurajuar deputetët duke u thënë që duhet të ndihen krenarë që kanë fituar një mandat deputeti. “Natyrisht, duke e shprehur këtë në mënyrën me të sinqertë, dua t’ju rikujtoj se nuk ka shans më të madh në karrierën politike të një njeriu sesa qenia në Parlament. Po të më pyesni, ky është shansi absolut i një njeriu. Në Parlament, më mirë se kudo, zhvillohet personaliteti politik i njeriut, zhvillohet oratoria dhe, të jemi realistë, oratoria i duhet politikës. Në Greqinë e lashtë, ata që s’e kanë pasur këtë, bënin ushtrime në bregdet për ta rifituar. Nuk ka platformë më ‘auguste’, më dinjitoze, më të përgjegjshme dhe më të lartë se ajo e Parlamentit për të paraqitur mendimet tuaja. Por, nuk ka vend më dinjitoz dhe nuk ka universitet më serioz se sa Parlamenti për të bërë ligjet, për të fituar kulturën ligjbërëse dhe ligjvënëse”, - është shprehur Berisha.
Nënkryetarët e Partisë
Neni 47
1 - PDSH ka dy nënkryetarë, të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të Nenit 41 të këtij Statuti.
2 - Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njeri prej tyre zëvendëson kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje etj.), sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar.
3 - Kryetari i Grupit Parlamentar është njëri prej tyre, ndërsa nënkryetari tjetër është i deleguari i kryetarit.
8 Shtator 2009