Tërmetet, lëkundjet e tokës apo shkundje e ndërtimeve
Prof. asc. Sazan GURI
Historikisht është thënë e stërthënë që tërmeti, vullkani, cunamet, hurrikanet janë fatkeqësi natyrore, ndaj dhe njeriu i përjeton keqas, por shpeshherë shtrëmbazi, si për të justifikuar vetveten për përplasjet që ai bën me to në formën e një arrakatie njerëzore. Aq sa, shpesh ia hedhin fajin natyrës dhe jo vetes që për gjatë gjithë jetës njerëzore, njeriu mezi ka mësuar prej tyre. Akshe-akshe, është më mirë të themi, se këto, tërmetet apo vullkanet janë vlerë natyrore, madje dobi njerëzore.
A nuk është vullkani që të sjell me mijëra metër kub shkëmb mineral (kromi, bakri, hekuri, floriri, platini, uraniumi etj.) që bën njeriun të ngrejë industrinë e jetesë për vete dhe për brezat që vijnë pas. A nuk është hiri i vullkanit, që bën të harliset bimësia apo vegjetacioni, pasi ai shpërndahet dhe ushqen me kripëra minerale pothuaj tërë dheun mëmë. A nuk janë tërmetet dhe cunamet, që kanë bërë njeriun të mësojë se si të ngrejë godina e shtëpi, se ndryshe nëpër shpella do e kishte vendin akoma. Por, që njeriu i afrohet një toke që rrëshqet apo një toke të re të paformuar ende dhe ndërton pa breza betoni ose pa gurë qosheje, nuk është tërmeti apo dheu që të godet, por ti o i shkretë, që i je afruar aq shumë atyre dhe pa i njojtur ato. Por, le ta lëmë për një diskutim tjetër.
Dihet se vendi ynë është pjesë e ciklit Alpin prej rreth 30 milionë vjetëve, që ndryshe nga disa pjesë të tjera të kontinentit evropian, si ajo pas alpine, (Franca, Gjermania, Anglia, Evropa Qendrore deri në Siberi), ajo nuk ngjason me to si toka të vjetra, të paepura, të rrafshuara (peneplenizuara), që kanë kaluar fazën e lëkundjeve dhe shkundjeve apo e zënieve vend të shkëmbinjve, toka para alpine (Italia, Shqipëria, Greqia, Turqia) i ngjet një fëmije që rritet, e re në moshë gjeologjike, në formim e sipër, ku çdo tërmet bën që shkëmbinjtë të gjejnë pozicionin e tyre, ekuilibrin e tyre, si rezultat jo pak raste kemi dhe priten tërmete, madje jo të vogla.
Gjithsesi, sot njihen zonat dhe shkaqet, ku dhe si lindin këto tërmete. Sigurisht, ato nuk përcaktohen dhe nuk ka për të pasur kurrë shkencë që t’i parashikojë ato. Parashikohet se ku mund të ndodhë, parashikohet potenciali i pritshëm i tij, parashikohen me pak kujdes edhe para momentet e tij, me anë të kafshëve, por jo koha në orë, ditë e muaj, se kur mund të ndodhë.
Meqë ra fjala te kafshët, në fakt ia vlen të ndalesh. Dihet se të gjitha kafshët, që më mirë të themi qeniet me ndërgjegje të ulët udhëhiqen ndryshe nga qenia me ndërgjegje të lartë njeriu, me anë të instinkteve, që në pothuaj të gjitha rastet nuk ndodh që kafshët të gabojnë. P.sh., kafshëve nuk iu ndodh që të bredhin apo rendin në drejtim të gabuar në kërkim të gjahut. Kjo, sepse ato janë shumë të kujdesshme, përngaherë të vëmendshme, jashtë mase të papërtuar, me maksimum instinktesh të frikës, të mbrojtjes së jetës së tyre dhe me përgjegjësi të lartë ndaj fëmijëve ndryshe nga njeriu, por edhe sepse ato përmbajnë një numër të lartë sensorësh, që bëjnë të mundur kapjen e çdo dukurie natyrore, fut këtu dhe aq më tepër tërmetet. P.sh. ujku, qeni, dhelpra, urithi etj., kanë jo më pak se katër milionë sensorë në trupin e tyre kundrejt 2000 që ka njeriu, pjesë të cilat njeriu i kompenson me ndërgjegje, por jo njeriu i sotshëm, që më tepër përton se sa gëlon. Pa u zgjatur, kur këto kafshë e shumë si këto (peshku, miu etj.) lëvizin në drejtim të pakuptimtë, dalin nga strofkat, nga vrimat e tokës etj., tregon që diçka po ndodh. Sepse, edhe tërmeti si çdo dukuri tjetër natyrore ka paralajmërimet e veta. Sa ka shi pa bubullimë e vetëtimë apo pa vranësirë, aq ka edhe tërmete apo vullkane apo cuname pa ca vibrime fillestare, që edhe sizmografi më i sofistikuar mund të mos i kapë, ndërkohë që putrat e kafshëve nuk e gabojnë atë. Në tërmetin e Shupenzës, që zbriti deri në banesat tona këtu në Tiranë, ne ndjemë qenushin tonë të familjes që lëvizte pa kuptim, si për të shpëtuar nga ajo që do të ndodhte, duke na bërë të zgjoheshim e të gatiteshim për dalje. Meqë ra fjala tek daljet në kësi rastesh, ja dhe një arsye për të mbajtur dyert e dhomave të fjetjes hapur, sepse në rast tërmetesh ato nuk hapen kurrë. Kjo, për ata fëmijë që mbajnë dritare e dyer mbyllur si privaci mode ose dëshire koti.
Por, ajo që e tremb më shumë shqiptarin sot është frika, që na shoqëron dhe do të na shoqërojë për gjithë jetën dhe në breza, për pakujdesinë dhe papërgjegjshmërinë që kemi treguar në blerjen apo sigurimin e kokës në ndërtimet e sotme. Dihet që shqiptarët, të ndrydhur në shekuj e mijëvjeçarë për një copëz shtëpi, ku qerpiçi në shumë qytete si (Tirana, Kruja, Shkodra, Berati, Elbasani) apo kallamat e zhukat në qytete si Lushnja, Fieri, mbërriti pothuajse deri në vitet ‘90, ku ngushtësia e hapësirave dhe mbipopullimi në banesa pothuajse arriti deri në kapërxyell të shekullit të ri, nxituan të blinin metra katrorë, pa pyetur kurrë se mbi ç’dhé vendoseshin këto metra. Ata nuk vonuan të pyesnin për dhoma të mëdha ndenje apo “soxhorno” apo edhe për tri dhoma gjumi, por kurrsesi nuk pyesnin se ky haur është me hipotekë apo i është kontrolluar marka e çimentos apo e hekurit me lëndë radioaktive nga Ukraina. Ata s’përtonin të kërkonin edhe dy banja, edhe dy ballkone, edhe dy apo tri kate, që kurrë nuk i janë ngjitur katit të tretë, por kurrsesi nuk kërkonin se ku është mbështetur ngrehina e tyre; në dhé të hedhur, në dhéra të shkrifët, me rërë, me lyme apo në shkëmb. Ata mburreshin, që meqenëse nuk ishin të aftë të çanin në Greqi e Itali, po çanin në Tiranë, duke blerë shtëpi afër bllokut me çmimet e Tokios, por kurrsesi nuk pyetën e panë, nëse zjarrfikësja futej për një zjarr, nëse do kenë paksa panoramë që iu takon apo do t’ju mbijë në vend të një peme një ngrehinë tjetër. Ata kurrë nuk pyetën se sa është përqindja e radonit (gaz helmues radioaktiv) në banesën e tyre, kur dihet se shtëpitë gjetkë në botë shiten edhe në bazë të kësaj sasie në përqindje. Ata, shpejt e shpejt kërkuan edhe shtëpinë e dytë në Golem, por kurrsesi s’e pyetën që kjo tokë që lëngëzohet në rast tërmetesh, a e mban një pallat kaq të rëndë 8-9 katesh. Mos harroni se tërmete kanë qenë në pikun më të ulët të zhvillimit të tyre ose në minimumin e sekuencës së tyre, që mendohet se ato “stresohen”, më saktë, përsëriten në çdo 20-25 deri në 30 vjet.
Në këtë jallane Shqipëri, ku as investuesi, që guxon e i avitet detit me vepra urbane pa lezet, (rasti Golem), nuk pyet për lekun e vet, ku as njeriu, që shkon nëpër katrahure beton mbi kolinat me tektonikë, dikur të gjelbërta të Tiranës e me bereqet, nuk pyet për kokën e vet, ku as ky gjoja shtet, që nxit rrokaqiell në kodrinat e vilës mbret (Durrës) dhe toka nën pilota iu rrëshqet, nuk ia kërcet për qytetarin e vet, tërmeti nuk do të quhet fatkeqësi apo dukuri natyrore, por ai do të ketë një emër të përveçëm alla shqiptarçe - fatkeqësi dhe dukuri njerëzore, ku një grup lakmitarësh njerëzish ia futën një grupi të papërgjegjshëm po njerëzish, madje nga raca e vet, nga kombi i vet, nga fisi i vet, nga familja e vet deri tek vetja e vet.