E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti i braktisur

Kosovaret assesi nuk e meritojne kete politike e cila objektivisht nuk ka lidhje me politike dhe me demokraci. Ne te shumten e rasteve nuk ka lidhje as me logjike

Nga Blerim Shala

Ne kater javet e fundit ka ndodhur nje degradim a zhvleresim i pergjithshem i politikes kosovare i cili mund te krahasohet vetem me thyerjet e medha ne nje burse te cilat kane cuar ne devalvimin e valutes kombetare ne inflacionin qe ka bere cope e grime ekonomine dhe financat e nje shteti ne krizen qe ka permbysur qendrueshmerine e nje vendi.

Mendim i tepruar

Bisedat me qytetaret e zakonshem te Kosoves ose perballja me vleresimet e tyre mbizoteruese gjithsesi shpien ne kete konkludim. Thjesht kosovaret assesi nuk e meritojne kete politike e cila objektivisht nuk ka lidhje me politike dhe me demokraci. Ne te shumten e rasteve nuk ka lidhje as me logjike. Me gje prej gjeje ne fakt.

Derisa e gjithe politika vendore kinse eshte bere bashke ne konstatimin qe vendi gjendet ne krize te thelle institucionale asgje nuk behet qe kjo krize te trajtohet ne menyren e duhur apo qe te gjendet shtegdalja nga kjo situate gjithsesi e rende e cila para dhe mbi te gjitha eshte nje epilog fare i pritur i nje qeverisjeje te keqe me vendin.

Para pak ditesh nje zyrtar i PDK-se ta zeme doli para gazetareve me nje mendim te shkruar te dakorduar pra ne instancat me te larta te partise se tij qe zgjedhjet e jashtezakonshme nuk i do populli qe ato nuk i do as PDK por nuk ka rrugedalje tjeter prandaj nuk ka cfare te behet.

PDK sic e tha ky zyrtar ia adreson ne teresi fajin per krizen e tanishme LDK-se. PDK si partia me e madhe ne vend qe ka Kryeministrin Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin ne detyre thjesht i lane duart prej rremujes se tanishme politike kosovare duke shkarkuar ne llogarine/konton e LDK-se te gjithe pergjegjesine per kete gjendje.

Kjo ne fakt mund te jete neser a pasneser nje porosi ne fushaten parazgjedhore te PDK-se por kjo sjellje nuk ka gje te perbashket me nje politike te pergjegjshme dhe me politikanet qe jane burreshtetas sepse jane ne krye te shtetit.

Nuk mund ne kete menyre apo me kete logjike te mberrihet tek zgjedhjet e reja parlamentare ne Kosove te cilat sipas te gjitha gjasave do te mbahet ne dhjetor te ketij viti. Nuk mundet me formulen deshperuese nuk kemi cka te bejme te trajtohet kjo teme dhe ky problem.

Por cfare ka mundur te beje udheheqesia e tanishme e vendit

Se pari nuk eshte dashte te ndodhe zhdukja e Kryeministrit Thaci dhe e Ministrave te PDK-se te cilet nje nga nje ne kostume partiake nga selia e kesaj partie bejne komente dhe ofrojne shpjegime per shkallen e krizes ne vend. Sikur te dyfishonin punen e tyre si autoritetet me te larta te qeverise se vendit ata do te tregonin qe jane te vetedijshem per permasat e problemeve politike ne vend.

Se dyti Hashim Thaci Kryeministri i Qeverise se Kosoves eshte dashte ta kerkoje rrugen me normale me te pritshme ne keto raste per te nise tefillimin e lemshit politik. Kjo rruge do te nenkuptonte ofrimin e doreheqjes se tij tek Jakup Krasniqi Presidenti ne detyre i vendit me nje justifikim shume racional Nuk mund te vazhdoje te qeverise me nje ekzekutiv gjysmak.
Thaci pastaj do te merrte nje tjeter mandat per ta bere nje Qeveri te shumices ne vend e cila do te funksiononte deri me 13 shkurt 2011 per kur tashme ishin caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Deshtimi eventual i tij per ta siguruar perkrahjen e shumices se deputeteve ne Kuvendin e Kosoves do te shpinte tek zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare ne datat qe jane lakuar ne mediat tona.

Por Hashim Thaci i druan doreheqjes se vet si djallit apo nuk deshiron te ndermarre nje hap te ketille dhe as ate tjetrin i cili po ashtu do te conte ne zgjedhjet e dhjetorit Qe vete si Kryeminister te kerkoje votebesimin per qeverine i cili ne rast te deshtimit po qe se shumica e deputeteve te Kuvendit te Kosoves do te votonin kunder kesaj qeverie do te kishte domethenien e renies se Qeverise Thaci dhe te hapjes se perspektives se votimit ne dhjetor.

Jo. Thaci do te mberrije tek caku duke mos dhene doreheqje duke mos kerkuar vete votebesimin dhe duke krijuar rrethanat kur faji per zgjedhjet e dhjetorit do ti mbetej LDK-se si dhe atyre partive qe mbledhin nenshkrime per mocionin e mosbesimit ndaj Qeverise se tij.

Po. Te gjithe te tjeret kane faj dhe pergjegjesi si per gjendjen e krijuar ashtu edhe per faktin qe zgjedhjet e reja do te mbahen ne dhjetor ne fillim te dimrit pos Hashim Thacit i cili objektivisht per shkak te postit qe ka ne rrethanat e tanishme eshte politikani me me se shumti pergjegjesi ne vend.

Nuk kam pasur cka te beje do te na thote neser Hashim Thaci nese zgjedhjet e jashtezakonshme ne vend se te jene dalje nga kriza e madhe politike me menyren se si do te organizohen deri me tash askush nuk doli me garanci qe keto zgjedhje do te jene te lira dhe demokratike do te jene hyrje ne nje krize tjeter politike.

Politika e tanishme zyrtare kosovare njemend nuk po ben gje prej gjeje ne marrjen me temat a ceshtjet kryesore ne vend. Qe nje muaj eshte harruar tema e korrupsionit dhe e krimit te organizuar ajo e telasheve te medha ekonomike dhe sociale tjetra teme e perspektives euro-atlantike e Kosoves. Qe nje muaj a pak me shume Kosova ka mbetur pa disa prej shtyllave kryesore te stabilitetit te nje shteti Pa Presidentin pa Drejtorin e Policise pa Guvernatorin e Bankes Qendrore. Nese nuk ka mundur te zgjidhet Presidenti i vendit tashme eshte dashur te kryhet emerimi i Drejtorit te Policise dhe Guvernatorit te Bankes.

Kur nje diplomat perendimor u pyet keto dite se a mund te imagjinoje se cfare rreziku per vendin e tij do te paraqiste gjendja kur ai shtet nuk ka President Shef te Policise dhe Guvernator te Bankes ai u pergjigj Nuk mund ta imagjinoj dot. Sepse dic e tille nuk mund dhe nuk duhet te ndodhe ne nje shtet demokratik. Sepse politikanet e zgjedhur per ti prire nje shteti nuk duhet te behen kercenuesit me te medhenj te stabilitetit te atij shteti.

Te ne natyrisht nuk eshte pune imagjinate. Ky eshte realitet kosovar. Prandaj nuk duhet habitur qe qytetaret kosovare jane te rraskapitur dhe te merzitur nga politika kosovare.

Blerim Shala eshte Nenkryetar i Pare i Aleances per Ardhmenine e Kosoves. Kjo kolumne eshte shkruar enkas per Gazeten Express

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›