Shteti, i pabesë e bukëshkalë me policët
Ligji për trajtimin e punonjësve të policisë ishte skandaloz dhe duket sikur i është bërë një pabesi policisë. Ky është pretendimi i ish-zyrtarit të policisë, Besnik Bakiu, i cili tashmë në kreun e organizatës së punonjësve të policisë në lirim, ka bërë disa kritika mbi këtë ligj, duke dhënë argumente pse shteti është i pabesë ndaj uniformave blu.
Parlamenti shqiptar në seancën e fundit të tij miratoi edhe një ligj për trajtimin e punonjësve të policisë. Pse gjithë ky nxitim?
Sinqerisht, nuk e kuptoj ose më saktë nuk kam dëshirë ta besoj këtë veprim antiligjor. Ky ligj ilegal në të gjitha fazat në të cilat kaloi nga iniciativa për përgatitjen deri te miratimi i tij është i turpshëm dhe antikushtetues. Siç duket raporti frojdist i urrejtjes midis zbatuesit të ligjit (policisë) dhe antiligjit është dominant. Ky ligj nga ana procedurale është kaluar dhe miratuar në thyerje të të gjitha ligjeve të shtetit shqiptar. Për qartësim të lexuesit, dua të bëj me dije procedurat në të cilat ka kaluar. Thuhet që është miratuar me vendim të qeverisë, në datë 15 prill, por në faqen elektronike të saj, ku flitet për vendime e projektligje nuk gjendet. Është dërguar dhe protokolluar në sekretarinë e Parlamentit në datën 13 maj, pra për të kaluar një distancë 20 metra nga godina e Kryeministrisë në atë të Parlamentit duhet gati një muaj (mjerë ne shqiptarët për këtë shtet që kemi). Me procedurë të përshpejtuar dhe në kundërshtim me çdo normë, pa kaluar në Komisionin e Ligjeve as në atë të sigurisë kombëtare, u kalua në seancë parlamentare dhe u miratua. Të thuash turp është pak, por problemi është që zotërinjtë parlamentarë nuk e njohin turpin dhe të tilla specieve (do Zoti të jenë në zhdukje) nuk ke çfarë t‘u bësh.
A nuk ju duket se jeni shumë i ashpër në vlerësimin e strukturave vendimmarrëse?
Gaboheni, përkundrazi jam i butë. Ky Parlament do të ngelë në histori, për precedentin që krijoi në shkencën e kriminologjisë, atë të shpikjes të llojit të ri të trafikut (të paparë e padëgjuar më parë): "Trafik i qenieve parlamentare". Prapë u them turp për veprimin e bërë. Të gjykosh, votosh e vendosësh për 5 sekonda, për jetën e një kategorie aq të madhe personash e familjesh, të cilët kanë sakrifikuar jo pak për këtë vend, turp. Të lësh në mëshirë të rrugës për mbijetesë biologjike këtë kategori dhe familjet e tyre, është kriminale.
Cilat janë pretendimet tuaja për këtë ligj?
E para, nuk ka motivimin pse duhet ky ligj, pasi trajtimi i punonjësve të Policisë së Shtetit është rregulluar me një paketë të plotë ligjore e nënligjore, të përbërë nga 2 ligje dhe 8 vendime të Këshillit të Ministrave, të cilat kanë qenë të gjithëpranuar, duke pasur në konsideratë nivelin ekonomik të shoqërisë shqiptare. Pra, pretendimi nga ministri i Financave (i cili pati "kurajën" edhe ta mbronte këtë ligj në seancën parlamentare), se ka vakum ligjor është i gënjeshtërt. Kjo qeveri jo vetëm i ka rikonfirmuar këto të drejta me ligjin e ri "Për Policinë e Shtetit" (neni 89), por gjatë viteve 2006-2009 është rritur 4 herë masa e pensionit suplementar i punonjësve të Policisë së Shtetit. Së dyti, ky ligj demotivon dhe frikëson punonjësit e Policisë së Shtetit në detyrë për pasigurinë e jetës së tyre dhe familjeve kur largohen nga detyra (se kujt i intereson ky demotivim e presion në prag të fushatës elektorale hajde merre vesh). Të mos harrojmë se edhe të gjitha strukturat legale të Policisë së Shtetit dhe masa e gjerë e punonjësve të policisë e kanë kundërshtuar këtë ligj. Së treti, ky ligj të kujton kohën e revolucionit kulturor kinez, zbatimin e partimit të barazitizmit, pavarësisht kontributeve. Gjenerali dhe polici i thjeshtë kanë një trajtim. Madje, hartuesit mendjeshkurtër, nostalgjinë e tyre psikike komunisto-enveriste e shprehin që në nenin 1 të këtij ligji, ku si qëllim të tij përcaktojnë garantimin e të drejtave që burojnë nga një ligj i vitit 1966, i Republikës Popullore të Shqipërisë (O tempos o muorres). Së katërti, pa dashur ta politizojmë problemin, nuk mund të mos evidentojmë qëndrimin jo konstruktiv nga strukturat shtetërore ndaj ish-punonjësve të policisë. Pasi u larguan nga puna rreth 3 mijë punonjës policie, pa bërë asnjë studim dhe pa zbatuar kritere ligjore të përcaktuara, por vetëm sipas dëshirave subjektive (duke shkrirë e rikrijuar struktura, bërë transferime në kundërshtim me ligjin etj., me të vetmin qëllim të dëboheshin nga policia me hir apo pahir njerëzit që nuk gëzonin besimin politik të shefave).
Ju pretendoni se ky ligj është antikushtetues, si e argumentoni këtë?
Këtij projekti i jepet edhe fuqi prapavepruese, që të drejtat e përftuara deri tani nga ish-punonjësit e policisë do të rishikohen. Ky është kryeskandal, shteti yt të del i pabesë dhe bukëshkalë. Kjo është e pabesueshme dhe e frikshme për demokracinë e brishtë shqiptare. Fuqia prapavepruese e këtij projektligji bie haptas në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, duke cenuar parimin e shtetit të së drejtës, konceptin e sigurisë juridike, të së drejtës së fituar, të pritshmërisë së ligjshme dhe të besimit të qytetarëve të shtetit, parim që është sanksionuar në neni 4 të Kushtetutës) dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; duke venë në dyshim parimin e sundimit të së drejtës dhe sigurisë juridike, e cila mund të preket vetëm në raste përjashtimore, kur është fjala për të mbrojtur një interes publik. Gjykata Kushtetuese, në Vendimin nr. 9/2007 në një çështje analoge si kjo (fuqia prapavepruese e një ligji për sigurimet shoqërore suplementare lidhur me të drejtat që janë njohur), thekson: "Cenimi i parimit të sigurisë juridike bëhet veçanërisht më i ndjeshëm në marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore të disa kategorive punonjësish, meqenëse kjo marrëdhënie mbështetet në strukturën ligjore të mbajtjes së besimit dhe në bindjen e të siguruarve për seriozitetin dhe korrektësinë e shtetit". Po kjo gjykatë në vendimin nr.34/2005, thekson:"Shteti i së drejtës, i cili garantohet që në Preambulën e Kushtetutës, është një nga parimet më themelore e më të rëndësishme në shtetin dhe shoqërinë demokratike. Si i tillë, ai përbën një normë të pavarur kushtetuese, prandaj shkelja e tij përbën në vetvete bazë të mjaftueshme për deklarimin e një ligji si antikushtetues".
Cili ka qenë reagimi i juaj ndaj këtij projekti?
Si organizatë kemi ndjekur gjithë rrugët ligjore e demokratike për të penguar kalimin e këtij ligji. Kemi studiuar projektin dhe i kemi dhënë rezervat tona ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kemi informuar institucionet ndërkombëtare. Aktualisht po përgatisim ankimimin te Presidenti i Republikës për të mos e dekretuar dhe kemi besim se zoti Topi do të ketë integritetin, kulturën dhe përgjegjshmërinë për të kundërshtuar dhe mos e dekretuar këtë ligj.
Po nëse dekretohet?
Nuk e besoj që zoti President të bëhet pjesë e kësaj maskarade. Por ne jemi të përgatitur edhe për rrugët e tjera, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut. Në të njëjtën kohë dua të paralajmëroj përgatitësit dhe firmuesit e këtij ligji, që nëse do të ketë faturë ekonomike për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj nesh (për të cilën jam i sigurt se po), atë do ta paguajnë jo taksapaguesit shqiptarë, por vetëm këta individë të papërgjegjshëm e burracakër. Gjithashtu, apeloj ndaj strukturave të policisë në detyrë, që të mos dekurajohen nga miratimi i këtij ligji, por të zbatojnë me korrektësi kërkesat ligjore në luftën kundër kriminalitetit dhe sidomos gjatë procesit zgjedhor. Poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, na mbush me besim kur thotë: "Ditë më të mira pas kësaj vijnë".