Shteti i së drejtës dhe arbitrariteti i Ramës!
Elmaz Sherifi
Në këtë shkrim do të më duhet që për të argumentuar disa teza dhe interpretuar disa sjellje politike, shpesh të bëj edhe trajtesa thjesht teorike. Kjo nuk duhet parë si tendencë e një pedagogu, profesion që sapo kam filluar, por si një nevojë për të shpjeguar se sa arbitrar është Rama në veprimtarinë drejtuese të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht për t’u kuptuar sa larg është kjo veprimtari nga parimet e funksionimit të shtetit të së drejtës. Por jo vetëm kaq. Trajtimi teorik i këtyre parimeve, mendoj se vlen edhe për të kuptuar trajtesat, sempliciste dhe subjektiviste të disa deputetëve të rinj,lidhur me bojkotin parlamentar. Ndoshta ky qëndrim nuk buron nga bindjet e tyre juridike, por nga kërkesa e Ramës dhe dëshira për t’i shërbyer atij. Por gjithsesi kjo sjellje nuk e nderon, madje i prezanton para opinionit publik, jo si përfaqësues të popullit në organin më të lartë të pushtetit, por si zëdhënës të një politike dëshpëruese. Doktrina politike e shtetit dhe së drejtës, është trajtuar që prej antikitetit, nga Platoni e sidomos Aristoteli te vepra e tij “Politika”. Më vonë nga, Hobs e Lok, Kelzen, Russo e Monteskie, por edhe nga sociologë, politologë e juristë të kohëve moderne si, Pareto, Max Weber e Dyverzhe etj.
Aristoteli pa njohur epërsinë e së drejtës, afirmonte epërsinë e “qeverisjes së ligjeve”. Doktrina e Lokut u fokusua kundër absolutizmit mbretëror dhe teoria e tij përgatiti “Revolucionin e lavdishëm”, i cili vlerësohet si një revolucion relativisht paqësor nga anglezët.
Tashmë në të gjitha shoqëritë demokratike perëndimore është pranuar teoria e Monteskie për shtetin e së drejtës, (rule of law), si mjeti me anën e së cilës, sistemi i vlerave demokratike ndërthuret me instrumentet juridik, duke mundësuar: Ndarjen e tre pushteteve, nënshtrimin e shtetit ndaj së drejtës dhe realizimin e dimensionit social të shtetit. Ia vlen të theksohet, se këtë detyrim, nënshtrimin ndaj së drejtës e kanë jo vetëm pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor, por dhe pushteti legjislativ, i cili ka “sovranitetin” e bërjes së ligjeve, por duhet të jetë edhe modeli i respektimit të tyre. Ndalem në këtë çështje, pasi jo rrallë në Parlament dhe jashtë tij ndesh në disa koncepte, do të thosha, të ndikuara nga filozofia e Rusoit, për t’i dhënë Parlamentit një “status të veçantë”, për të diskutuar e vendosur për çdo çështje, kur kjo çështje nuk është sanksionuar as në Kushtetutë dhe as në ndonjë ligj specifik.
Të tilla koncepte i vërejmë në kërkesat e Partisë Socialiste për Parlamentin, por edhe në mjaft sjellje të drejtimit të jetës parlamentare. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka sanksionuar këto parime themelore.
Në hyrjen e dokumentit themeltar të shtetit, shprehet vendosmëria: “Për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”. Por deklarimi i këtyre parimeve nuk ka vlerë nëse ato nuk zbatohen. Tagrën kontrolluese mbi veprimtarinë e institucioneve, sipas dispozitave ligjore e ka Parlamenti dhe deputetët,të cilët aktivitetin e tyre politik duhet ta zhvillojnë në Parlament dhe jo në dyert e selive të partive apo në rrugë.
Rol të rëndësishëm në shtetin e së drejtës kanë edhe partitë politike, të cilat vlerësohen si institucione të rëndësishme kushtetuese dhe jo si instrumente në duart e kryetarëve, si artikulonte Rama gjatë fushatës zgjedhore. Partitë politike, si ndërmjetëse midis Pushtetit shtetëror dhe zgjedhësve janë misionare të edukimit të anëtarësisë dhe mbështetësve të tyre me frymën e njohjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe respektimin e tyre nga të gjithë përfaqësuesit politikë në institucionet shtetërore dhe jo për t’i kërcënuar këto institucione. “Nuk do të ketë Parlament dhe as zgjedhje në të ardhmen, pa u hapur kutitë”- kërcënon Rama! Por ky qëndrim është i padenjë për cilindo që kërkon të merret me politikë, aq më keq për atë që dëshiron të bëhet Kryeministër i vendit. Ky është ARBITRARITET!
{Arbitraritet: Zgjidhje e çështjeve pa përfillur ligjet e rregullat, veprim që kryen dikush me kokë të vet, kjo sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe}
Në vendet me demokraci dhe institucione të pa konsoliduara, si vendi ynë, veprimtaria e partive dhe sidomos lidershipi i saj, duhet të monitorohen, jo vetëm nga anëtarësia, por edhe nga shoqëria civile, analistët, media e gjithkush qytetar që përfiton shërbime publike dhe dëshiron rend, qetësi e mirëqenie. Sistemi i ri zgjedhor, i ka dhënë mundësinë kryetarëve të partive për të ndërtuar listat e deputetëve jashtë kritereve politike, morale e profesionale, por sipas interesave të tyre personale dhe grupit të interesave që përfaqësojnë.
Në këtë rast pasojat negative nuk bien vetëm mbi ata, të cilëve u “ndërpritet karriera politike”, siç konceptohet rëndom, por mbi gjithë shoqërinë. Me atë frymë, me atë moral dhe drejtësi që drejtohet Partia do drejtohet edhe shoqëria, administrata dhe institucionet e shtetit. Mosrespektimi i statutit të partisë, i rregullave që normojnë veprimtarinë e strukturave të saj, mungesa e transparencës në politikëbërje dhe ARBITRARITETI, janë më të dëmshme se edhe drejtimi autoritar e absolutist. Në historinë e institucioneve politike drejtimi absolut, megjithëse i padrejtë, është ushtruar duke u bazuar në të drejtën e pushtetit të trashëguar ose legjislacionit që rregullon drejtimin absolutist.
Prandaj politologët kanë formuluar, se drejtimi absolutist edhe pse i bazuar në rregullat e tij është i papranueshëm, ndërsa ARBITRARITETI për ta është i pakonceptueshëm.
Në veprimtarinë e Ramës (jo të Partisë se ajo është njësuar me të), mund të numëroja shumë sjellje arbitrare. Por për të mos e lodhur lexuesin dhe për të mos mërzitur askënd nga ata që besojnë ende tek Ai, po citoj disa sjellje:
Lista e deputetëve u hartua vetëm nga Rama, sipas preferencave personale (anëtarët e kryesisë ishin të kënaqur me faktin që ishin vetë në listë).
Një pjesë ishin “emëruar” shumë kohë më parë dhe kishin filluar fushatën, një pjesë u “emëruan” në mesnatë, në plotësim të kërkesave të grupeve të interesit dhe pjesa mbetëse u strukturuan pas telefonatave “përkëdhelëse”. Kjo metodë përzgjedhëse mund të vlerësohet si detaj i parëndësishëm! Unë përkundrazi e konsideroj një element shumë serioz. Është folur shpesh për “State Capture”. Në këtë rast kemi të bëjmë me “Party Capture”! Dikush mund ta cilësojë si çështje të brendshme të Partisë Socialiste. Unë në të kundërt e vlerësoj si çështje të rëndësishme për shoqërinë.
Reforma zgjedhore dhe Kodi Zgjedhor, u trajtuan si arritja e madhe e ideuar nga Partia Socialiste. Kodi Zgjedhor ka afate ligjore për regjistrimin e listës së deputetëve, afat që nuk u respektuan nga Partia Socialiste. Listat u depozituan tej afatit ligjor. Përse nuk u respektua kjo kërkesë ligjore? Nëse do të kishte një komision zgjedhor që do të respektonte afatet ligjore, do të duhej ndërhyrja e ndërkombëtarëve për regjistrimin e listës së kandidatëve. Ky është ARBITRARITET!
Metoda të tilla drejtimi mund të bëhen sunduese dhe në drejtimin e institucioneve shtetërore. Ky është modeli i drejtimit Rama!
Rama i humbi zgjedhjet. Statuti i ndryshuar nga AI, ka një normë detyruese në këto raste, ndërprerjen e mandatit.
Rama nuk deklaron se i humbi zgjedhjet, pra me këtë logjikë është kryetar i Partisë. Por si për të kundërshtuar veten dhe këtë vendim, ai shpalli zgjedhjet brenda PS, për t’u bërë kryetar. Ky është me të vërtetë një ABSURDITET!
Rama nuk e mbajti premtimin për ta nxjerrë në pension, “plakun e fundit të politikës së vjetër”, siç artikulonte para 28 qershorit. Përkundrazi, Ai po ia “kuron” portretin politik, “plakut të fundit të politikës së vjetër”. Dhe duke u “plakur” vetë çdo ditë që pas humbjes, premton (mashtron) zgjedhje të parakohshme, për të sfiduar jo një kundërshtar por tre njëherësh. Humbësi do bëhet fitues i parakohshëm. ABSURDITET! Përditë, njerëz të ndryshëm, përsërisin para derës së Partisë Socialiste formulimin e kryetarit, se Parlamenti ka legjitimitet të cunguar!
Më vonë u formuluan shtatë pika, (si satirizonte një këngë humoristike e Labërisë dikur), si kusht për të shkuar në Parlament. Kryekushti është hapja e kutive!
Pyetja që shtrohet është: Kush do vendosë për hapjen e kutive? Parlamenti, - vjen përgjigjja. Por deputetët socialistë Parlamentin e konsiderojnë me legjitimitet të cunguar?! Doktrinat e shtetit të së drejtës vlerësojnë se një institucion jo legjitim nuk mund të prodhojë akte legjitime. Atëherë si do t’i vlerësojmë kërkesa të tilla dhe çdo akt që do të dalë nga institucioni me legjitimitet të cunguar? Absolutisht të pavlefshëm, sipas parimeve të shtetit të së drejtës. Por përse insistohet në këtë kërkesë edhe nga deputetë jurist të Partisë Socialiste? Kjo është sërish ABSURDE.
Të njëjtin arsyetim do të përdorja edhe për kërkesën e Partisë Socialiste, mbi fillimin e procedurave parlamentare, për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Parlamenti me “legjitimitet të cunguar” do t’i shkarkojë anëtarët e Gjykatës së Lartë?! Qoftë edhe me kaq shembuj, mund të konkludojmë se veprimi i parë politik që duhet të bëjë Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar, për shmangien e ARBITRARITETEVE dhe ABSURDITETEVE është kryerja e betimit nga deputetët dhe fillimi jetës parlamentare. Nëse Rama urdhëron vazhdimin e bojkotit edhe pas raporteve të institucioneve ndërkombëtare, të cilat nuk lanë asnjë ekuivok delegjitimues, deputetët duhet t’u binden parimeve të shtetit të së drejtës.
Dyverzhe thotë se ka dy ide mbi mandatin e deputetit. Ideja e mandatit përfaqësues dhe mandatit imperativ (urdhërues). Ne kemi sistemin e mandatit përfaqësues. Deputeti nuk konsiderohet përfaqësues i zgjedhur nga një zonë dhe as i emëruar nga Partia. Ai me mandatin e tij përfaqëson vendin. Ky fakt përjashton edhe mundësinë e revokimit të mandatit të tij. Nëse urdhri arbitrar i Ramës, sundon ndaj parimeve të shtetit të së drejtës, atëherë Partia Socialiste me dëshirë i përket së sotmes, me veprime i përket së shkuarës dhe njësohet me sjelljet e Partisë-Shtet.