Aritmi ekonomike
Ervin Bushati
Deklaratat kontradiktore të Kryeministrit ndikuan ndjeshëm në zhvlerësimin e lekut vis a vis euron këto ditët e fundit. Ideja se monedha kombëtare mund të abandonohej për atë evropiane shkaktoi një efekt psikologjik domino, që dëmtoi rëndë monedhën vendase.
Kontradiktore: sepse në të njëjtën kohë i bën thirrje bankave dhe bizneseve që t’i japin stimul ekonomisë sonë, të prekur nga kriza tashmë, që të angazhohen në forma më të shpeshta, më të thjeshta dhe më të lira kreditimi. Thirrjet për të rritur ekonominë nëpërmjet kreditimit në lekë janë në aritmi totale me deklaratat (brenda së njëjtës konferencë), që dëmtojnë tashmë rëndë monedhën vendase në treg.
Për të penguar një “rënie të lirë” të lekut do të duhet që Banka e Shqipërisë të ndërmarrë masa të tjera përtej atyre psikologjike, që ka vënë në lëvizje. Ndoshta nuk do të mjaftojnë daljet e sinkronizuar mediatike të Ministrit të Financës dhe të Guvernatorit të Bankës, plus disa lojtarë të tjerë shtesë, për të mbushur mendjen e publikut se leku është monedhë e fortë dhe histori të tjera për të rritur besimin. Mund të ndodhë që Banka Qendrore në vend të duhet të rrisë normën bazë të interesit, përtej asaj që është tashmë në nivele të larta për lekun.
Në një rast të tillë interesi, dhe në këtë fazë tepër i lartë, do të bëhet gati proibitiv për një sipërmarrje a qytetar që kërkon të marrë kredi; qoftë këto për investim a konsum. Interesa më të larta për lekun nga bankat në treg do të komandojnë një forcim të lekut në lidhje me euron, por do të kenë si aftershock ulje të kreditimit në ekonomi.
Kështu, me “një të rënë të mikrofonit” kësaj radhe, Kryeministri arriti të ketë një kombinim nga më të dëmshmit për një ekonomi tregu. Nga njëra anë do të kemi zhvlerësim të lekut dhe inflacionin e pandashëm, dhe nga ana tjetër do të kemi një komprimim të ekonomisë, për shkak te rënies së kreditimit në lekë (si pasojë e normave të interesit që mund të ngrihen për të mbrojtur monedhën vendase).
Në fazën kur Shqipëria nuk ka dalë ende nga pasojat ndërkombëtare të krizës, që de facto ka prekur vendin, një situatë e tillë e përkeqëson akoma më shumë gjendjen ekonomike të vendit. Në këtë analizë nuk dua të hyj fare në spekulime se si mund të reagojë më tej psikologjikisht dhe në mënyrë iracionale konsumatori vendas.
Sikur të mbahemi vetëm brenda analizës së një ekonomie racionale (dhe me konsumatorë të tillë!!), pasojat që sjellin këto veprime dhe deklarata bërthamore në një periudhë të vështirë ekonomike janë pak të quhen të papërgjegjshme.
Goditja e lekut në këto momente, përveç se destabilizon tregun në mënyrë të menjëhershme, ul ndjeshëm besimin në ekonominë të konsumatorëve dhe investitorëve në të ardhmen. Një monedhë e dobët dhe e destabilizuar, njësoj si diabeti, ka efekte që dëmtojnë në vazhdimësi rëndë tërë sistemin imunitar të një ekonomie të shëndetshme.
Pasojat e kësaj marrie të vogël kryeministrore do të ndjekin ekonominë tonë për më tepër kohë se sa shpresonte dhe vetë ideatori i saj. Shfaqjet publike qetësuese apo siguruese të aktorëve të rëndësishëm në jetën fiskale dhe monetare të vendit, nuk do të mund të stabilizojnë gjendjen në më të mirën. Ato nuk mund të arrijnë gjë pa dalë në skenë krijuesi i skenarit të këtij teatri absurd që luhet me lekun, ekonominë shqiptare dhe konsumatorin e këputur vendas. Se çfarë do të thotë kësaj radhe për të qetësuar shpirtrat, dhe për të kompensuar humbjet për të gjithë ne, mbetet shfaqja e radhës.