E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Nuk kemi folur për bojkot

 

Një nga pjesëtarët e “Lëvizjes për mendimin ndryshe” brenda PS-se, Kastriot Islami sqaroi për “Panorama”, se nuk ka pasur asnjë bojkot nga ana e tyre në zgjedhjet për kryetarin e PS-së, por vetëm mospjesëmarrje në to. “Gjatë këtyre ditëve askush dhe në asnjë rast nuk ka bëre thirrje për mospjesëmarrje në votimin për kryetarin. Sipas tij, mospjesëmarrja në votim, është një fenomen që ndeshet në shumë vende dhe është mese normale dhe aspak e dënueshme. “Pjesëmarrja në zgjedhje asnjëherë nuk kap shifrat e 100 përqindëshit, siç ndodh dhe në SHBA, Gjermani e gjetkë. Tentativa për të hequr paralele mes abstenimit në votim dhe bojkotit të Parlamentit nga grupi parlamentar socialist, është një tentativë e dështuar. Mospjesëmarrja në votim në asnjë vend të botës nuk dënohet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa po ky komunitet po i kërkon me forcë PS-së lënien e bojkotit të Parlamentit”, u shpreh Islami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›