E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti i së drejtës mbledh Asamblenë e PS

 Socialistët do të mbledhin këtë fund javë Asamblesë Kombëtare, e cila do të merret me çështjet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ashtu si dhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, e cila u mor me krizën ekonomike, mbledhja e kësaj fundjave do të merret me çështjet e drejtësisë, funksionimit të shtetit dhe do të japë ofertën socialiste për një funksionim sa më të mirë të tij. Në krye të grupit të punës që ka përgatitur këtë mbledhje është sekretari ligjor, Fatmir Xhafaj, ndërsa do të ketë mbi 7 anëtarë të asamblesë, deputetë të PS-së që do të mbushin panelin e diskutantëve. Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri, Ilir Gjoni, Armando Subashi, Fatmir Toçi, Ditmir Bushati do t'i bëjnë një analizë situatës aktuale të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, por do të japin dhe ofertën e socialistëve se si gjërat mund të bëhen më mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›