E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton ligjin e Pronave

 Presidenti Bamir Topi dekreton dy ligjet për çështjen e pronësisë në vend. Kreu i shtetit, sipas njoftimit zyrtar të Presidencës ka dekretuar ligjet "Për kthimin dhe kompensimin e Pronës" dhe "Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore". Afër tejkalimit të limiteve ligjore për shprehjen e vullnetit me anë të dekretit, kreu i shtetit ka hedhur firmën për dy ligjet që lidhen me sistemin e pronësisë. Presidenti ka dekretuar njëkohësisht të 9 ligjet që u miratuan nga Kuvendi në seancën e fundit të vitit 2009, më 23 dhjetor. Dekretimi i ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronave" i hap rrugë shqyrtimit të 8 mijë dosjeve të mbetura pezull nga ana e AKKP-së të bëra nga ish-pronarët për kthim dhe kompensim pronash. Në bazë të këtij ligji përcaktohet se AKKP-ja duhet të shqyrtojë brenda dhjetorit të vitit 2011, rreth 8 mijë kërkesat e mbetura pezull për njohje, kthim apo kompensim prone. Gjithashtu, pas këtij dekretimi, pritet që qeveria të ndërmarrë vendimin për shtimin e numrit të punonjësve në AKKP, e cila duhet të përballojë shqyrtimin e këtyre mijërave kërkesa të ish-pronarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›