Shteti kërkon ti shpallë pasardhësit e bosëve të piramidave borxhlinj ndaj kreditorëve
Administratorët dorëzojnë në Gjykatë kërkesat për Mustafa Lekën, Shemsie Kadrinë dhe Vehbi Alimuçën.
Laureta Rryçi
Tiranë - Pas 12 vitesh rezulton se bosët e piramidave vazhdojnë të jenë të pasur, pavarësisht se nuk i kanë shlyer ende detyrimet ndaj kreditorëve. Duket se shteti e ka rikthyer sërish vëmendjen ndaj pasurive të bosëve të firmave piramidale. Gjatë muajve të fundit administratorët kanë arritur të sigurojnë dokumente të rëndësishme mbi pasuritë që rezultojnë jo vetëm në emrat e tyre, por edhe të trashëgimtarëve. Përballë borxheve të shumta që vazhdojnë t’u kenë kreditorëve, administratorët kanë përpiluar padi të veçanta për secilin drejtues. Këto padi mësohet se janë depozituar tashmë në Gjykatën e Tiranës dhe nëse kjo e fundit pranon kërkesat, i bie që një shumë e konsiderueshme të kalojë për kreditorët falë sekuestrimeve të pasurive. Janë gjyqtarët e Tiranës që kanë të drejtë të urdhërojnë Përmbarimin për sekuestron e pasurive në vlerë sipas detyrimit që kanë akoma pa shlyer. Gjatë këtij viti administratorët kanë përpiluar dosje të shumta mbi debitorët e piramidave, mes tyre gjen edhe personazhe të njohura.
Paditë
Administratorët e caktuar nga shteti për të menaxhuar firmat piramidale pas vitit 1997 kërkojnë t’i shpallin debitorë edhe bosët e piramidave. Disa padi janë regjistruar së fundi me emra konkretë, si për Vehbi Alimuçën, që ka qenë bosi i firmës “VEFA”, Shemsie Kadrinë, drejtuese e Gjallicës, Mustafa Lekën, drejtuesin e firmës “M. Leka”, Ferdinand Kamberin, Lefter Cenajn, paratë e të cilit pretendohet se janë investuar në shtetin grek dhe për djemtë e Rrapush Xhaferrit. Bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme parash, të cilat sapo Përmbarimi do t’u vendosë sekuestro, mendohet se do të kalojnë për llogari të kreditorëve. Kësaj radhe në sitë mendohet se do të kalojnë edhe pasuritë e trashëgimtarëve të tyre. Më konkretisht, të parët për të cilët është depozituar kërkesa nga administratorët janë djemtë e Rrapush Xhaferrit, të cilët, me sa duket, po administrojnë pasurinë që u ka lënë i ati.
Akuza
Me gjithë përpjekjet nga ana e grupit mbikëqyrës për t’u kthyer sa më shumë para kreditorëve, deri tani janë shpërndarë vetëm shuma të vogla përkundrejt borxhit total. Nga qelitë e burgut ku ndodheshin për të vuajtur dënimin, disa prej tyre kanë lëshuar akuza ndaj administratorëve që u zgjodhën të parët për të menaxhuar pasuritë e sekuestruara. Sipas bosëve të piramidave, pikërisht këta administratorë bënë kërdinë me pasuritë e firmave dhe se po të ishte lënë në dorë të tyre, kreditorët tashmë do t’i kishin marrë paratë.
Bosët e dënuar
Vehbi Alimuça - Në mars 2001, Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 25 vjet, në dhjetor të po të njëjtit vit Gjykata e Apelit jep 20 vjet burg
- Shemsie Kadria - Në janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 17 vjet burg, qershor 2001 Gjykata e Apelit e lë në fuqi
- Fitim Gerxhalliu - Në janar të vitit 2001 Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 20 vjet burg, në qershor të po atij viti Gjykata e Apelit 11 vjet burg
- Gani Kadria - Në janar të vitit 2001 Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 20 vjet burg, Gjykata e Apelit 10 vjet burg
- Maksude Kadëna - Në shkurt 2001 Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 5 vjet burg
- Bashkim Driza - Në muajin korrik të vitit 2002, Gjykata e Shkallës së parë e dënon me 16 vjet burg
- Arben Qepeni - Në muajin korrik të vitit 2002, Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 12 vjet burg
- Ferdinand Kamberi - Në muajin nëntor 2002, Gjykata e Shkallës se Parë e dënon me 18 vjet burg
- Mustafa Leka - Në vitin 2002 Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 20 vjet burg
- Lefter Cenaj - Në shkurt 2003, Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 10 vjet burg
Piramidat dhe fatet e bosëve që i krijuan
Që prej vitit 1995 e deri në fillim të marsit 1997 shqiptarët u rendën të depozitojnë paratë dhe kursimet e tyre në firma që më pas rezultuan të ishin veç se skema mashtruese piramidale. Ato vepruan tërësisht jashtë sistemit bankar duke u bërë akoma më tepër ilegale. Një numër i konsiderueshëm subjektesh të drejtuara nga individë që pretendonin se kishin biznese, premtonin se paratë e shqiptarëve do të shumëfishoheshin. Kjo ëndërr fitimi nuk zgjati shumë, duke u kthyer në një makth e në fund zhgënjim, pasi të gjitha falimentuan. Menjëherë pas shpërthimit të skandalit dhe dështimit të firmave piramidale shumë prej bosëve të këtyre firmave u arratisën nga Shqipëria. Rreth 10 vjet më parë nisën dhe akuzat mbi ish-bosët e këtyre firmave për mashtrime në shuma të mëdha. Vehbi Alimuça, presidenti i firmës “VEFA”, ishte një nga ish-bosët që mori dënimin më të lartë nga Gjykata e Tiranës dhe nga ajo e Apelit, ku u dënua me 20 vite burgim e më pas “kolegët” e Alimuçës morën dënime të ndryshme, njëri pas tjetrit. Të gjitha dënimet u dhanë pas vitit 2001, kur dhe u shpallën në kërkim ish-bosët e firmave piramidale. Dy prej grave që drejtuan këto skema, si Shemsie Kadria e firmës “Gjallica” dhe Maksude Kadëna e njohur si “Sudja”, u dënuan dhe aktualisht kanë fituar lirinë. Vitin e kaluar u ekstradua nga Greqia ish-presidenti i firmës “Cenaj & Co”, Lefter Cenaj, i cili në vitin 2003 u dënua me 10 vite burgim. Ish-presidenti i firmës “Xhaferri”, Rrapush Xhaferri, nuk mundi të gëzonte lirinë dhe fundin e dënimit të tij për mashtrimet për të cilat u dënua. Ai ndërroi jetë në burg pas një sëmundjeje të rëndë. Pavarësisht se janë dënuar të gjithë ish-bosët e firmave piramidale që u kushtuan shqiptarëve miliona lekë dëme, shumë pak prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa të tjerë janë në arrati si dhe të liruar.
Bosët e huaj që janë shpallur debitorë të firmave piramidale
1- Constanzo Antonio Cefferatti, debitor i shoqërisë “SILVA”, për shumën 14 796 000 lekë
Adresa: Contrada Difensola 4/h Compomarino, Itali
2- Firma e huaj “Finangrein” është debitore e shoqërisë “VEFA” për shumën 130 000 USD
3- Hippocrates Hatzlaggelides Hungari, debitor i shoqërisë “VEFA” në shumën 16 150 000 lekë
Adresa: Hungari
3- Eleni Barba, debitore për shumën 29 211 000 lekë në shoqërinë “Cenaj & CO” me adresë në Greqi
4- Xhankarlo Kapuçeli, debitor për shumën 21.373.469 lekë, i shoqërisë “VEFA”
Adresa: Lecce, Itali
5- Apostol Kavalaros, debitor për shumën prej 200 000 USD, i shoqërisë “VEFA”
Adresa: Athinë, Greqi
6- Nuova Cinzano, debitore për shumën 35 181 870 i shoqërisë “KAMBERI”
Adresa: Itali
7- Silvano Sirinski, debitor në shumën 42 750 000 lekë, i shoqërisë “VEFA"
8- Firma “Facco” S.P.A, debitor për shumën 920 000 000 lireta te shoqëria “VEFA”, adresa: Itali, Padova
9- Ciro Cantore, debitor për shumën 3 800 000 lekë në shoqërinë “VEFA”, adresa: Itali
10- “Continental Grain Com Rice D”, debitor në shumën 200 000 USD te shoqëria “VEFA”, adresa: Gjenevë, Zvicër
11- Nillova Cizo, debitor në shumën 27 619 200 lekë për shoqërinë “Kamberi”, adresa: Itali, Verona
Gjykata ka pushuar çështjen
12- Firma “Stontis” S.A, debitore për shumën 295 920 000 lekë te shoqëria “GJALLICA”, adresa: Janinë, Greqi
Ligji
Në Nenin 5 të Ligjit 8471, dt.08.04.1999 “Për nxjerrjen e detyrimeve debitorëve dhe rikthimin e vlerave pasurore në llogaritë e personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, përcaktohet: “Administratori, në përfundim të procesit të identifikimit, merr vendim për personat subjekt të këtij ligji, që shpallen debitorë, për vlerën financiare e pasurore që ata duhen të kthejnë në llogarinë e shoqërisë huamarrëse, për shlyerje të kreditorëve”.
2 Qershor 2009