E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Kavajë: “Edvini ta harrojë se mund të prishë zgjedhjet”



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ndal dje në turin e saj “Gratë për fitoren” në qytetin e Kavajës. Gjatë fjalës së mbajtur para banoreve të këtij qyteti Topalli bëri një ekspoze të reformave dhe arritjeve të qeverisë së PD-së gjatë katër viteve, ndërsa premtoi ecurinë e tyre gjatë mandatit të dytë qeverisës. Topalli gjithashtu nuk la pa përmendur kreun e PS-së, Edi Rama, i cili ka preferuar të mos kandidojë për deputet. “Fitorja do të jetë në të gjithë Shqipërinë si në ‘92-shin. Edvini ta harrojë se mund të prishë zgjedhjet”, -tha kryetarja e Kuvendit. Më tej, duke u ndalur në projektet për katërvjeçarin e ardhshëm, kryetarja e Kuvendit tha se “projektet e zhvillimit në 4-vjeçarin tjetër janë po aq ambicioze sa kanë qenë këto që ne kemi realizuar gjatë kësaj periudhe”.

2 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›