Shteti nën patronat
Takimi i ambasadorit amerikan Withers në Tiranë me Prokuroren e Përgjithshme të Republikës, zonjën Ina Rama, i ka dhënë një kthesë të menjëhershme situatës së krijuar brenda Parlamentit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale për "çështjen Gërdec".
Së paku është shënuar kthesë në qëndrimin ndaj kohës proceduruese të legjislativit për imunitetin e kërkuar. Rreth 14 orë pas takimit, ka qenë e para kryeparlamentarja Topalli që ka rendur të artikulohet për mediat, për heqjen e pashmangshme të imunitetit të deputetit Fatmir Mediu. Ndërkohë që po me kaq ngut, ka rendur të rikonfirmojë insistimin kreu i opozitës, Edi Rama, dhe në njëkohësi edhe Ilir Meta. Në këtë mënyrë dhe me këtë pakujdesi ndaj integritetit udhëheqës dhe institucional, është shënuar heqja e vonesës proceduese. Tashmë, hetimi post-imunitar i tragjedisë që ka lënë ende të pashqitur imazhin e "arkivolit shëtitës" në periferi të Tiranës, duket se do të dalë nga kthetrat e kapjes së parë politike. Kjo ngjarje, por në veçanti sjellja e politikës dhe e institucioneve kryesore me të, i ka shkaktuar një kosto të madhe vendit.
Janë tri dimensione të shfaqura, të kostos që ka shkaktuar për vendin, shoqërinë dhe institucionalizmin në vend, sjellja me "Gërdecin".
Së pari, ajo gropë e mbetur pas shpërthimit, ka dëshmuar thellësinë e korrupsionit dhe trafikut në këtë vend, ku autorësitë e përziera me shtetin, padashur janë dëshmi autentike për inkriminimin shtetëror. Kjo vonesë, pra ajo e njohjes së fajit, përgjegjësisë dhe dështimit, padyshim që kanë për të sjellë verifikimin e afërt të pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisë.
Së dyti, mënyra normale për administrimin e pasojës emergjente, nuk mund ta mbulojnë tinzarllëkun politik për të vonuar institucionet që merren drejtpërdrejt me investigimin dhe gjykimin e skandal-tragjedisë. Pas tri muajsh, Kryeministri Berisha pranoi dështimin, pranoi ineficencën e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe hodhi befas propozimin për një departament të ri monitorues të institucioneve të sigurisë kombëtare. Propozim ky vërtet i beftë, por i dënuar për të shtuar paragjykimin e opozitës dhe më gjerë, të qytetarëve, për një tendencë superkontrolli apo të perceptuar së pari si ide për struktura paralele dhe patronatizmi.
Së treti, kjo sjellje tremujore me "çështjen Gërdec", ka kompromentuar pavarësitë dhe mëvetësitë institucionale dhe kushtetuese të disa organeve të akuzës dhe drejtësisë.
Të tria këto dimensione, lexohen si një imazh i ri apo perceptim i lehtë, patronatizmi mbi shtetin.
Deklarimet e menjëhershme pas artikulimit të ambasadorit amerikan, janë dëshmi e sjelljes inspirative të politikanëve dhe shtetarëve tanë kryesorë. Është cenuar me këtë sjellje, përgjegjësia ndaj integritetit partokratik dhe politik të udhëheqësisë sonë. Kjo dëshmon qartë se as ata që kanë detyrimin denoncues dhe insistues si opozitë zyrtare nuk e kanë kryer rolin sinqerisht, as ata që kanë detyrimin ligjor për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet, nuk janë në nivelin e detyrës së kërkuar. Ndërkohë që semantika tjetër e kësaj sjelljeje, lidhet me mosbesueshmëri të shtuar nga qytetarët në adresë të tyre. Është cenuar në këtë mënyrë dhe me këtë vonesë, besimi ndaj ndërgjegjes institucionale të të dyja palëve politikëbërëse.
Opozita ka fituar negativisht me "çështjen Gërdec" një notë të ligë zhvleftësuese, ndërkohë që shumica në qeverisje, duke preferuar lojën me "goglën" e veprimit dhe faturimit ndërinstitucional, ka thelluar paqartësitë dhe ka shtuar imazhin e një lufte të brendshme, mes krerëve të pushtetit dhe kreut të qeverisë.
Ditë të afërta kanë për ta bërë edhe më evidente këtë gjasë.
Ndërkohë, krejt situata e debateve të fundit për çështje marrëdhëniesh ndërinstitucionesh, si dhe konteksti i amendimeve bipolare të Kushtetutës, kanë fokusuar qëllimshëm apo spontanisht, dimensionimin e pushtetit kryeministror në vend.
Deklaratat e strukturave opozitare, konstatimet e pjesës kryesore të komentuesve dhe vëzhguesve të jetës institucionalo-politike si dhe artikulimet (pse jo nervoze) të Presidentit, Kryeministrit, Kryeparlamentares, Prokurores së Përgjithshme dhe përfaqësuesve të lartë të sistemit të drejtësisë, kanë bërë të mundur të pikturohet qartë tabloja e marrëdhënieve problemore mes pushteteve dhe shtyllave të shtetit ligjor në vend. Kjo problematikë, sapo ka nisur të ekspozohet dhe natyrisht, sipas të gjitha gjasave, ajo do të pasojë zbulimin e hapësirave të tjera të panjohura të protagonizmit dhe përplasjes antagoniste.
Në këtë mënyrë, në Shqipëri po investohet jo vetëm imazhi i një centralizmi, por po ngrihen me shpejtësi të rrufeshme edhe hamendësimet ekzagjeruese për cenim të demokracisë liberale. Kjo do të thotë se autokrati i zgjedhur Berisha, jo vetëm që ushtron vullnet në rritje për kontroll unik të shtetit, por edhe tenton të afirmojë sistemin vetjak të centralizmit. Propozimi i djeshëm i tij, në takimin ndërministror, për një departament për agjencitë e sigurimit duket se i shërben këtij qëllimi. Në këtë mënyrë shteti nuk bëhet më eficent, por shumëfishohet kontraktimi i tij në raport me partitë dhe qytetarin. Dhe njëzëri e themi prej kohësh të gjithë se shteti në këtë vend, është larg së qeni fitues i betejës me demokracinë, ndonëse ka fituar misionin për t‘i ndihur lirisë universale të qytetarit.
Praktika të tilla autokratike, sjellje që dëshmojnë kreativitet për qeverisjen spontane, servilizmi institucional dhe vija e qartë e centralizmit në kurriz të demokracisë liberale, shumëfishojnë imazhin për demokracinë e patronatizuar dhe për rrjedhojë e shndërrojnë bindjen dhe perceptimin qytetar, në ide reale të të qenit pjesëtarë të një shteti në patronat.