E Diel, 1 Nëntor 2026

"Belle Air", drejt Kosovës

Dje, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe "Belle Air" organizuan një ceremoni mbi fillimin e fluturimeve mes kryeqytetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të qeverisë shqiptare, komunitetit të biznesit dhe të medias. Dy fluturime ditë për në Prishtinë, tri herë në javë ofrohen tashmë nga aeroporti. Në fluturimin e përurimit, pasagjerëve të linjës ju bashkuan edhe pjesëmarrës të ceremonisë, të cilët fluturuan drejt Prishtinës për të vazhduar atje festimet. Kjo linjë e re nga "Belle Air", kompania që vitin e kaluar ishte në krye të listës së kompanive që veprojnë në TIA, sjell më pranë Tiranën dhe Prishtinën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›