E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati ALBAKARTA MINIFUTBOLL

Finalja e madhe e edicionit të katërt të kampionatit ALBAKARTA MINIFUTBOLL u luajt dje mes Universiteteve "Eqerem Çabej" dhe "Kristal". Takimi u mbyll me rezultatin 3-2, duke e bërë Universitetin e Gjirokastrës fitues të trofeut të këtij kampionati. Kupën e kampionatit e dorëzoi z. George Papadakis, drejtori i Produkteve dhe Shërbimeve si edhe drejtor i Marketingut të AMC, i cili përgëzoi skuadrën fituese, si dhe inkurajoi studentët pjesëmarrës për edicionet e ardhshme. AMC i dhuroi skuadrës fituese të këtij viti një kënd interneti për universitetin që përfaqëson, si dhe nga një çek 20 mijë lekësh për secilin lojtar, i cili do të shpenzohet në dyqanet e AMC-së.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›