Shteti përjashton përgjithmonë nga Ushtria, komandot rebelë
dhe nuk mund të kthehen me në detyrë përveç se më vendim gjykate. Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral Viktor Berdo, ka deklaruar ditën e djeshme se komandot mund ti drejtohen gjykatës, për të kundërshtuar vendimin. Unë kam vepruar në bazë të shkallës së fajit dhe kompetencave që më jep ligji. Sipas Gjeneralit Berdo komandot kanë shkelur statusin e ushtarakut të republikës së Shqipërisë. Sipas tij 29 komandot ashtu si të gjithë ushtarakët e tjerë me shërbim paqeruajtës në Afganistan e në Irak përpara nisjes nënshkruajnë një kontratë kolektive ultimative, për të mos kundërshtuar rregullat e vendosura nga Forcat e Armatosura, që kanë lidhje me qëndrimin në mënyre korrekte gjatë shërbimit mos rebelim për asnjë arsye gjatë kësaj detyre si edhe një sërë rregullash të tjera. Në rregullore theksohet fakti se këto veprime nuk duhet të kryhen për asnjë shkak dhe në të kundërt komandot do të kenë të bëjnë me kufizime ligjore. Lidhu me çështjen e pushimit nga puna të 29 komandove gjenerali i cili ka dhënë edhe urdhrin e lënies së detyrës nga ta ka deklaruar se ushtarakët mund ti drejtohen edhe ankohen gjykatës dhe kjo është e drejta e tyre. Ata nuk shërbejnë më në Forcat e Armatosura për sa kohë janë ndëshkuar në bazë të ligjit ka sqaruar Berdo. Gjithashtu Gjeneral Berdo, ka deklaruar se komandot kishin nënshkruar një kontratë kolektive përpara nisjes me mision në Afganistan. Ata kanë thyer rregullat e ushtrisë, pasi janë rebeluar për shkak të taksës 10% mbi që aplikohet në vend. Në kontratat e firmosura me Ministrin e Mbrojtjes, komandot do të paguheshin 60 dollar në ditë. Pas kësaj ngjarjeje qeveria vendosi të rrisë në 85 euro në ditë shpërblimin për komandot shqiptare që do të jenë pjesë e misioneve të paqes. Nga ana tjetër vetë ushtarakët e liruar se përveç shkarkimit nga detyra ata janë ndier të fyer edhe nga ana njerëzore pasi as nuk janë pritur në kthim nga asnjë përfaqësues i ministrisë së mbrojtjes. Sipas tyre ky është një diskriminim që i bëhet jo vetëm atyre por edhe të gjithë atyre paqeruajtësve shqiptarë që gjenden me shërbime në Afganistan e Irak.