E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shteti të marrë masa për të sëmurët mendorë”

01/04/2011  Rebelohen familjarët e 9-vjeçarit të vrarë me mjete të forta

Flasin të afërmit, përcillet për në banesën e fundit fëmija

FIER- Eliminimi fizik i 9-vjeçarit Ervin N. nga një persona me probleme në shëndetin mendor ka ngritur peshë mbarë opinionin publik. Fëmija kishte shkuar tek gjyshi i tij dhe ndërsa po luante me fëmijët, është goditur me sende të forta nga H. S. që rezultonte të ishte me kartelë mjekësore. Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes, të afërm të vogëlushit kanë bërë apel për funksionimin e një shteti ligjor. Të grumbulluar në familjen e fëmijës, jeta e të cilit u pre në mes krejt papritur, shumë të afërm kanë fajësuar mjekësinë dhe shtetin. Ata kanë deklaruar se mjekësia dhe shteti kanë faj, sepse, për njerëzit e tillë, duhet të krijojnë një spital ose qendër të veçantë dhe t’i mbajnë të mbyllur. “Na bëri gjëmën. Na vrau të gjithëve. Komshia im në Donfosë ka 7 vjet që është sëmurë. Ai është kuruar dhe kur një person që ka të meta mendore është i rrezikshëm për shoqërinë, dhe nuk duhet lënë të lëviz I lirë. Më tha djali im se ishin të dy bashkë. Më tha që Hyseni e kishte goditur nipin tim shumë keq. Ne nuk kemi problem me familjen e tij, ne e kemi me mjekësinë dhe me shtetin. Nga kush e kanë marrë firmën që e kanë lënë të lirë. Këta njerëz janë të rrezikshëm për shoqërinë. Kërkojmë nga shteti që këta njerëz të izolohen”, ka vijuar Liman Pasho, daja e viktimës. “Të marrë masa për të sëmurët e tillë, do qajnë një ditë apo dy, por do shpëtojnë të tjerët. Mjekësia nuk duhet t’i nxjerrë nga spitali, duhet respektuar ligji, ky njeri duhet mbajtur brenda”, ka deklaruar Kasem Teme, një fqinj i familjes së vogëlushit.

Vogëlushi 9-vjeçar Ervin N. nga fshati Luar I rrethit të Fierit kishte shkuar në Berat të gjyshi I tij. Fëmija kishte dalë të luante me shokët por një person me probleme mendore e ka rrahur atë për vdekje ndërsa vetëm pak minuta më pas vogëlushi u paraqit në spitalin e Fierit pa shenja jete. Mjekët e spitalit të Fierit deklaruan se ai kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Dje në orën 12.00 trupi I pajetë I vogëlushit fatkeq I është drejtuar varrezave të fshatit, ndërsa ata që po e vuajnë janë familjarët e tij tek të cilët ka pllakosur zia qysh prej ditës së djeshme. Babai I 9-vjecarit punonte në Greqi. Ai ishte kthyer këto ditë për të pushuar, ndërsa bashkë me mallin e pashuar mori edhe pasurinë më të madhe të jetës nga një person I sëmurë mendërisht.

A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›