Opozita: Qeveria po përdor amnistinë fiskale për fushatë
TIRANË- Opozita është shprehur e hapur për të diskutuar për amnistinë fiskale, por ka kundërshtuar momentin kur ajo po paraqitet nga qeveria, në mes të fushatës për zgjedhjet vendore të 8 majit. Gjatë një tryeze diksutimesh, ku kanë qenë bashkë përfaqësues të biznesit, opozitës dhe mazhorancvës ëhstë diskutuar për këtë nismë, deputetët socialistë, por edhe ekspertët kanë qenë spektikë për zbatimin e kësaj mase, pasi sipas tyre, ajo po përdoret nga qeveria për qëllime elektorale.
“Në aspektin politik ekziston një rrisk që nëqoftëse iniciativa të tilla do të shoqërohen me fushatat elektorale, ju dhe ne sëbashku do të rrisim presionin që sa herë të ketë fushata elektorrale gjithmonë do të ketë iniciativa për politika populiste që janë rrenjët e përkeqësimit qoftë të ekonomisë, qoftë të financave,- tha Arben Malaj, deputeti i PS.
Ne si sipërmarrje i shfrytëzojmë fushatat elektorale. Në rast se është një projekt elektoral dhe lind një projekt që ne e kemi kërkuar prej shumë vitesh, ne nuk na bën ndonjë dëm të madh, ndërsa politikisht i shikoni ju gjërat”,- tha presidenti i Biznes Albania Luan Bregasi.
“A ka pasur biznesi i shoqatave të ndryshme takime me Kuvendin, me deputetët me partitë politike, jo. A ka pas qeveria vetë takime me komunitetin e biznesit, dhe ai vetëm 1 ka qënë, bëhet fjalë për takim informues”,- tha më tej Anastas Angjeli, rektor i UMSH.
Përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar uljen e tarifave për legalizimin e aseteve, të përcaktuara në masën 6 për qind për sipërmarjen private dhe 3 për qind për qytetarët.
“Ne biznesmenët mendojmë se mund të shikohet nga hartuesit e projektligjit të amnistisë fiskale me tendencën e rregullimit të dy tre cështjeve . Së pari dimensioni tarifor, të jetë i itillë që të mos i bëjë sipërmarrësit apo edhe individët që të hezitojnë për përfshirjen e tyre në këtë projekt, përkundrazitë ndjehen të motivuar dhe përfitues”,- tha Bregasi.
“Duke vënë këto norma kaq favorizuese për ata që përfitojnë mendoni si do ndjehen ata që nuk përfitojnë. Duhet të vendosni mirë balancat, po reagimi i publikut cili do të jetë, prandaj ka vend për negocime”,- tha Sherefedin Shehu, deputet i PD.
Komuniteti i biziensit ka mëse një vit e gjysmë që kërkon zbatimin e amnistisë fiskale, por vetëm muajin e kaluar qeveria ndërmorri hapa konkretë për këtë nismë, duke hartuar edhe projektligjin përkatës, i cili pritet që të diskutohetr së shpejti në Kuvend.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)