E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coppola pa protokoll

I madhi kinematograf Francis Ford Coppola, në vizitën e tij në Durrës, gjatë Festivalit të Filmit “International Film Summerfest Durrës” tërhoqi vëmendjen e fansave, kolegëve shqiptarë, por edhe të politikanëve. Përveç prezantimit të dy sukseseve të tij në Durrës, fimave “Rini pa rini” dhe “Tetro”, ai pati edhe disa takime informale me personazhe të jetës politike dhe artit në vend. Kështu, natën që mbërriti, ai kaloi një darkë me personazhet e selisë rozë, nëse do t’i cilësonim kështu. Dhe të nesërmen, (pardje) me ata blu. Në një darkë me kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, mbështetësin kryesor të festivalit, i pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij. Ndërsa të nesërmen, Coppola darkoi me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha dhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha, të cilët edhe ndoqën filmin “Tetro” në amfiteatrin romak në Durrës. Një tjetër takim Coppola pati edhe me shkrimtarin tonë Ismail Kadare, me të cilin diskutuan për kinematografinë dhe artin në Shqipëri, pas marrjes së cmimit/dhuratë “Gladiatori i Artë” nga presidenti i jurisë së Festivalit, Dhimitër Anagnosti. Francis Ford Coppola u shpreh se “ndihem mirë që po marr një kupë që është e shkruar në shqip, sepse kështu po marr diçka nga vendi juaj. Di që keni një jug të mrekullueshëm dhe jam shumë kurioz. Por, le të shohim”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›