Shtohen 16 milionë lekë për Dibrën
Tërmeti
Qeveria miratoi dje një shtesë në fondin e dëmshpërblimit për zonat e prekura nga tërmeti i 6 shtatorit 2009 në Qarkun e Dibrës. Me propozim të ministrit të Brendshëm u bë ndryshimi në vendimin e mëparshëm për dëmshpërblimin, duke shtuar rreth 16 milionë lekë që do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të Shtetit. Ministrat miratuan vlerën shtesë të dëmeve të shkaktuara në objekte, pronë private, si rrjedhojë e rënies së tërmetit në Qarkun e Dibrës, në shumën 16202636 lekë, si rezultat i procesit të vlerësimit dhe rivlerësimit. Bashkë me këtë shtesë është miratuar edhe tabela që përcakton personat që përfitojnë dhe shumat përkatëse. Në fshatrat e prekur nga tërmeti ka pasur vazhdimisht ankesa për vlerësim të padrejtë dhe abuzime me ndarjen e parave.
#