Felaj: Përmbytja, qeveria të mbajë përgjegjësitë
Socialistët
Partia Socialiste përsëriti dje kërkesën e saj që qeveria të mbajë përgjegjësitë që i takojnë për përmbytjet në Shkodër. Deputetja Ermonela Felaj tha se Saliu dhe Jozefina po bëjnë të pamundurën që përmbytjet të harrohen, ashtu siç harruan përmbytjet në Fier e Vlorë, apo viktimat e tërmetit në Dibër.
“Jo vetëm kaq, por të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë të mënyrës cinike e fyese sesi qeveria e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit po përpiqet të dalë pa lagur nga kjo katastrofë me deklarata absurde që ia atribuojnë katastrofën tërheqjes së hënës e humbjes së fuqisë thithëse të detit, ngrohjes globale apo ndëshkimeve nga Perëndia që vijnë një herë në 100 vjet.
#