E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH: Të largohet ministri Prifti

Të rinj të FRESSH-it i kërkuan dje ministrit Dritan Prifti që të largohet. Një grup anëtarësh të këtij forumi u mblodhën përpara Ministrisë së Energjetikës për të kërkuar largimin e ministrit Dritan Prifti, pasi përmbyti Shkodrën duke moszbatuar rregulloren përkatëse për HC në lumin Drin. “Edhe kjo që shihni këtu, kjo kuti e madhe dhe e mbyllur që nuk e hapin, është edhe kjo si të tjerat nga çuditë e panumërta të qeverisjes së sotme. Por në ndryshim nga kutitë e tjera të mbyllura, që i quajnë ministrira, kjo kuti bosh që përmbyti Shkodrën, pretendon të jetë kishë, madje kishë me në krye një prift”, tha përfaqësuesja e FRESSH-it, Elisa Spiropali.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›