E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen ankesat KQZ hap neser kutite e Finiqit

Ankesave në dyert e KQZ-së për zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën të dielën, i shtohet dhe një tjetër për Kolshin.

Kjo çon në 3 numrin e komunave rezultati i të cilave nuk është përfundimtar. Të premten KQZ pritet të hapë kutitë e Finiqit, ku fitorja u mundësua vetëm me një votë diferencë mes kandidatëve. Si dhe të shqyrtojë ankesat për shalën dhe shllakun.

Pas mbylljes së fazës së ankimimeve, të cilat do të kalojnë dhe në kolegj zgjedhor, KQZ do të përgatisë sërisht zgjedhje, por nuk dihet ende se ku dhe sa komuna do të përfshijnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›