4.3 mln euro Zvicra ndihme per Lezhen e Shkodren

4.5 milion euro donacione të qeverisë zviceriane, do të përdoren në 3 vitete e ardhshme për projektet e decentralizimit të njësive të pushtetit lokal të 2 qarqeve në veri të vendit, Shkodër dhe Lezhë. Marrëveshja u nënshkrua në Ministrinë e Brendshme mes ministrit, Bujar Nishani dhe ambasadores së Zvicrës në Tiranë, Yvana Enzler.
“Kjo marrëveshje e sotme fokusohet në dy çështje prioritare që kanë të bëjnë, siç e thashë, me forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore, administratës së pushtetit lokal. Pa kapacitete të mirëfillta dhe të arrira të tyre do të bëhej e mundur padyshim manaxhimi i gjithë procesit të qeverisjes vendore. Projekti shtrihet në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, por ka një impakt të drejtpërdrejt në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në të gjithë vendin”-tha ministri Nishani.
“Qeveria zviceriane ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme. Në procesin e decentralizmit të projektit është përqëndruar vërtetë në qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës, por ka një element të rëndësishëm, që lidhet me fuqizimin e përvetësimit në të gjithë vendin. Ai do t’i shërbejë decentralzimit të të gjitha njësive vendore në Shqipëri”-tha Enzler.
Asistenca zvicerane do të shkojë drejt rritjes së kapaciteteve të bashkive dhe komunave të këtyre qarqeve për të rritur efiçencën dhe kapacitetet e tyre në shërbimin publik. Bashkitë dhe komunat do të përfitojnë edhe nga përvoja zviceriane në decentralizimin e qeverisjes vendore.
Asistenca do të zbatohet nga OJQ të këtij vendi, të specializuara në fushën e decentralizmit. Kjo është faza e dytë që Zvicra mbështet procesin e decentralizmit, pasi më parë përfitues ishte vetëm qarku i Shkodrës.
Denada Shkodrani