Investimet kineze Berisha kerkon njohjen e Kosoves

Investimet në infrastrukturë dhe bashkëpunimi tregëtar dhe ekonomik mes Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës janë axhenda kryesore e delegacionit të lartë kinez në Tiranë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Yang Jiechi është takuar me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Nga ana tjetër kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të jashtëm të republikës popullore të Kinës të marrë në shqyrtim njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
Në përgjigje të kësaj, shefi i diplomacisë kineze u shpreh se qeveria kineze i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se Kina është për një zgjidhje të përshtatshme me dialog dhe në bazë të rezolutave të OKB-së. Ai gjithashtu mbështet dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.
Tirana ishte stacioni i parë i turit të delegacionit kinez në Europë dhe Afrikë. Vizita e ministrit të jashtëm të Republikës Popullore Kineze u bë në prag të 40-vjetorit të ripranimit në OKB, ngjarje për të cilën Kina vazhdon të vlerësojë kontributin e madh të Shqipërisë.
Erjon Ajazi