Asistence suedeze per tatimet
Mbyllet projekti i asistencës së dhënë nga administrata tatimore suedeze për administratën tatimore shqiptare. Ky projekt pati një vlerë prej rreth 1.3 milionë Euro dhe konsistoi në përmirësimin e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve si dhe në realizimin e fushatave informuese për tatimpaguesit.
Për herë të parë nëpërmjet këtij Projekti u bë e mundur hartimi dhe publikimi i dy botimeve “Tatimet në Shqipëri 2010” dhe Statistikat Tatimore 1994 -2011”.
Ky projekt e bëri Administratën Tatimore shqiptare të parin institucion qeveritar që ka hartuar një politike për barazinë gjinore dhe një plan për implementimin e saj.
Projekti gjithashtu ka dhënë ndihmesën e tij nëpërmjet strategjive të bashkëpunimit midis strukturave të kontrollit dhe Hetimit Tatimor, përgatitjen e shënimeve të industrisë, kryesisht të sektorit të hoteleri turizmit, karburanteve, lojërave të fatit, etj.