Ukrainë, shpërthimi në bankë shkakton 21 të plagosur
Kiev - Njëzetenjë persona mbetën të plagosur nga shpërthimi brenda një banke në qytetin jugor ukrainas Melitopol. Ministria e Emergjencave deklaron se pesë prej të plagosurve u dërguan menjëherë në spital si pasojë e plagëve të rënda që morën.
Gjashtëmbëdhjetë personat e tjerë po marrin ndihmën e parë, pjesa më e madhe si pasojë e plagëve të marra nga copëza xhamash.
Zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave nuk dha hollësi të tjera në lidhje me shpërthimin në bankë, e cila ndodhej në katin e parë të nj pallati.
Media ukrainase njoftoi se banka ishte një degë e bankës shtetërore të kursimeve "Oshchadbank" dhe shtoi se kishin ndodhur dy shpërthime