Shtohen spekulimet për një takim Berisha- Rama. Flitet edhe për një femër në garë
Të përditshmet e sotme janë thuajse në një mendje që takimi mes Berishës dhe Ramës është shumë pranë. Nisur nga deklaratat e kreut të LSI, Ilir Meta, mendohet se ai është negociatori për takimin mes krerëve të partive kryesore. Shqip e bën fakt të kryer takimin, të tjera gazeta si Panorama e Shekulli thonë se takimi është në prag. Ndërkohë merkatoja e emrave ka nisur. Vizion Plus thotë se për diskutim është hedhur emri i Vitore Tushës, edhe kjo anëtare e Kushtetueses. Fakt është se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, asnjë lëvizje publike, përveçse hamendësime mediatike. Mediat i referohen edhe deklaratës së Astrit Patozit, që ka përkrahur një takim mes Berishës dhe Ramës. Ndërkohë që nuk harrohet të theksohet se Gramoz Ruçi i PS ka deklaruar se emrat do paraqiten kur të jenë përballë me Berishën.