Kalimtaret rrahin hajdutin tentoi te vjedhe nje grua
TIRANE - Nje 20-vjecar eshte rrahur keq nga kalimtaret e rastit ne momentin kur po tentonte ti vidhte canten nje gruaje. Veprimi qe ai po tentonte te kryente eshte pikasur nga disa persona qe po kalonin ne rruge prane tij te cilet kane nderhyre duke parandaluar vjedhjen e gruas dhe kane goditur me grushte e shpulla te riun i cili eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak. Ngjarja ndodhi mbremjen e se merkures ne trotuarin prane zones se njohur si Shallvaret ne Tirane. Policia eshte njoftuar per ngjarjen fillimisht nga kalimtaret e rastit e me pas edhe nga mjeket e Spitalit Ushtarak te cilet kane mjekuar 20-vjecarin nga Tropoja banues ne Tiranes. Sipas policise personi qe ka tentuar ti vjedhe canten kalimtares e me pas eshte rrahur nga deshmitaret qe e kane penguar eshte Bedri Muja dhe nuk rezulton te kete precedente te meparshem penale. Veprimet procedurale ne ngarkim te tij jane kryer ne dhomen e spitalit ku ai po merrte mjekimin. Aty i eshte komunikuar edhe arrestimi ne flagrance. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit mesohet se 20-vjecari Muja ka mohuar faktin se po tentonte te vidhte pasi sipas tij ai nuk e ka bere kete veprim kurre me pare. Sipas deklarimeve qe ai ka dhene per oficeret e policise kalimtaret e kane keqkuptuar dhe e kane sulmuar pa te drejte duke mos i dhene mundesi te mbrohej apo te fliste qe te shpjegonte keqkuptimin. E megjithate disa deshmitare kane deklaruar te kunderten ne spital kur e kane dorezuar te riun tek mjeket por edhe kur jane kontaktuar nga policia.