E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen zërat për daljen e Britanisë nga BE-ja

Deputetë me ndikim në Britani theksuan se vendi i tyre duhet të shqyrtojë mundësinë e largimit nga BE-ja.

Këto thirrje, sipas vlerësimit të agjencisë së lajmeve AP, imponojnë pyetjen se a do të jetë anëtarësimi i Britanisë në BE viktima e radhës e krizës së borxhit në eurozonë, anëtare e së cilës Britania nuk është.

“Nuk mendoj se marrëdhëniet e tanishme me BE-në i kontribuojnë interesit kombëtarë të Britanisë”, deklaroi ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox.

Ish-ministri tjetër nga radhët e konservatorëve, John Redwood, theksoi se shumë britanikë do të votonin për daljen e vendit nga BE-ja.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, u shpreh kundër thirrjeve të anëtarëve të tij për organizimin sa më të shpejtë të referendumit për anëtarësimin e Britanisë në BE. Ai tha se është i hapur për organizimin e një referendumi për lidhje të reja mes Britanisë dhe BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›