E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani me raketë që mund të qëllojë Izraelin

Mediat iraniane raportojnë se ushtria e Iranit me sukses e ka shkrepur raketën balistike me rreze të mesme veprimi, Shahab-3, që është e aftë ta godasë Izraelin.

Irani thotë se kjo raketë e ka rrezen e veprimit deri në 2 mijë kilometra, ndërsa Izraeli është larg nga Irani një mijë kilometra.

Raketa ishte testuar si pjesë e ushtrimeve ushtarake “Profeti i Madh 7”, që filluan të hënën, për shkak të rritjes së trysnisë perëndimore ndaj këtij vendi, lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Në këtë aspekt shihet edhe embargoja e naftës e Bashkimit Evropian ndaj Iranit, që filloi prej 1 korrikut.

Teherani thotë se ushtrimet ushtarake kanë për qëllim demonstrimin se ky vend mund të përgjigjet ndaj aksioneve armiqësore nga forcat e jashtme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›