Shtohet frika per rrjedhje votash
Ndonese kane kaluar me shume se tre muaj nga perfundimi i betejes se ashper elektorale te 8 majit per te mbyllur plotesisht siparin e zgjedhjeve vendore ne disa qarqe te vendit mbetet per tu kryer edhe akti i fundit i tyre konstituimi i keshillave te qarqeve si ballafaqimi i fundit ne ndarjen e pushtetit te perfituar nga dy koalicionet e perfshira ne keto zgjedhje.
Keshillat e qarqeve nuk jane ngritur ende aty ku pati perseritje zgjedhjesh si ne Fier Vlore Korce Elbasan e Shkoder por edhe ne qarqe te tjera ku nuk pati probleme me 8 maj.
Ne Gjirokaster ku procesi zgjedhor u mbyll pa shume vonesa jane duke u bere pergatitjet per konstituimin e keshillit te qarkut dhe bashke me keto pergatitje eshte rritur edhe frika per rrjedhje votash nga dy kampet kryesore te politikes.
Sipas prefektes se Gjirokastres Mimoza omo ne baze te ligjit procesi i konstituimit duhet te realizohet jo me vone se 50 dite nga dita e konstituimit te njesise se fundit te qeverisjes vendore ne qark. Njesia e fundit e qeverisjes vendore qe ka permbyllur procesin e konstituimit ne nivelin baze te qeverisjes vendore eshte Komuna e Lazaratit dhe data nga ku nis numerimi mbrapsht per te perllogaritur afatin prej 50 ditesh eshte 4 gushit thote per gazeten Shqip prefektja omo.
Sipas saj edhe pse ka ende kohe ligjore per te kryer kete procedure te rendesishme qe permbyll procesin e zgjedhjeve vendore pergatitjet ne administraten e keshillit te qarkut dhe ne prefekture kane filluar me sistemimin e mandateve te kryetareve te zgjedhur rishtas te komunave dhe bashkive dhe te anetareve te keshillit te qarkut te zgjedhur nga keshillat e komunave dhe bashkive. Ne baze te udhezimit te Ministrise se Brendshme procesi do te pergatitet dhe drejtohet nga sekretarja aktuale e keshillit te qarkut qe ne Gjirokaster eshte Marjeta Spiri nderkohe qe te gjitha procedurat do te monitorohen nga prefektja Mimoza omo ekspertet ligjore te dy institucioneve dhe inspektoret ligjore te Ministrise se Brendshme.
Keshilli i Qarkut te Gjirokastres perbehet nga 44 anetare 32 kryetare te njesive te qeverisjes vendore dhe 12 anetare te zgjedhur nga keshillat e komunave dhe bashkive qe kane popullsi me te madhe. Ndersa raporti i anetareve mes dy koalicioneve te majtit Aleanca per te Ardhmen dhe te djathtit Aleanca per Qytetarin eshte 23 me 21 ne favor te aleances se majte. Megjithate ne procesin e konstituimit dhe zgjedhjes se kryetarit dhe sekretarit te qarkut pritet qe te kete perplasje per dy arsye. E para sepse edhe gjate procesit te konstituimit ne disa nga njesite baze te qeverisjes vendore ka pasur tendenca te rrjedhjes se votave nga nje krah ne tjetrin dhe se dyti PBDNJ e Vangjel Dules qe ka fituar kater komuna ne kete qark ka nje pakice bllokuese brenda koalicionit te majte dhe me kete numer do te perpiqet qe te imponoje zgjedhjen e kandidateve te preferuar prej saj. Gjate procesit te konstituimit te keshillit bashkiak te qytetit te Memaliajt ka ndodhur ajo qe nuk pritej dy keshilltare te se majtes kane votuar per nje kandidat te se djathtes per ne Keshillin e Qarkut te Gjirokastres dhe nese ndodh keshtu edhe ne nje rast tjeter atehere socialistet qe kane fituar shumicen e komunave dhe bashkive te ketij qarku rrezikohet seriozisht te sigurojne mazhorancen ne keshillin e qarkut.
Procesi i konstituimit te Bashkise se Memaliajt ku mandatin e kryetarit e bashkise e ka fituar Lulzim Meci i PS dhe e majta ne koalicion ka shumicen e keshilltareve ne raportin 9 me 6 u perserit dy here brenda nje jave pasi ne mbledhjen e pare kundershtimet per vlefshmerine e dy votave ne rastin e zgjedhjes se keshilltarit te qarkut degjeneruan ne debate te ashpra dhe qe nuk lejuan perfundimin e procedurave. Ne mbledhjen e dyte ne momentin e votimit per zgjedhjen e keshilltarit qe do te perfaqesoje kete bashki ne keshillin e qarkut pas votimit rezultoi fitues me tete vota kandidati i propozuar nga keshilltaret e aleances se djathte Eduart Sala i PDIU-se.
Rezultati ndonese nuk ishte i papritur per grupin e keshilltareve dhe drejtuesve te PS ishte shume larg atij te votimit per vendin e kryetarit te keshillit bashkiak qe u fitua me 11 vota nga kandidatja socialiste Ada aushi. Kesisoj me te frikesuar nga virusi i rrjedhjeve duket se jane te majtet. Per ti paraprire ndonje devijimi te padeshiruar mesohet se pas nje vendimi te Partise Socialiste ne qender pritet qe keto dite te zbresin ne baze deputete dhe emisare te tjere te qendres te cilet do te monitorojne nga afer procesin e konstituimit te Keshillit te Qarkut.