E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu te Basha Shqiperia te ndjeke shembullin e Sllovenise dhe Kroacise

Apeli Ambasadori i SHBA-se kerkon nisjen e reformave konsensuale ne Parlament

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu i drejtohet klases politike shqiptare per te bashkepunuar ne interes te integrimit europian te Shqiperise. Pas takimit me kryebashkiakun Lulzim Basha Arvizu ka dhene nje mesazh ndaj lidershipit politik shqiptar duke theksuar se Shqiperia duhet te ndjeke shembullin e Sllovenise dhe Kroacise ku partite vendosin interesin kombetar per ceshtjet madhore. Ajo qe do te thosha eshte se eshte shume e rendesishme qe njerezit te perqafojne reformat qe te mund te ecim perpara. Sepse duhet te jete nje perpjekje kombetare deklaroi ambasadori Arvizu pas takimit me kryebashkiakun Lulzim Basha i cili u mbajt dje ne mesdite ne ambientet e Bashkise se Tiranes. Diplomati amerikan ka shtjelluar me tej idene e tij per rendesine e bashkepunimit duke ofruar dhe shembuj konkrete. E di qe njerezit do te thone se eshte e veshtire sepse ka nje dasi politike ketu por nese shikojme ne te shkuaren e afert disa prej fqinjeve si Kroacia e Sllovenia. Per kedo qe ka informacion lidhur me keto shtete e kupton qe ne te shkuaren kane pasur pengesa me te cilat jane hasur por perseri kane ditur ti kapercejne ne menyre qe te ecin ne rrugen drejt integrimit europian. Nuk ka absolutisht asnje arsye se perse kjo te mos ndodhe ne Shqiperi por u perket aktoreve kryesore politike qe te kene vullnetin e angazhimin. U perket gjithashtu shqiptareve qe tu kerkojne udheheqesve te tyre te marrin kete lloj angazhimi tha me tej ambasadori Arvizu. Tri dite me pare diplomati amerikan pas nje takimi me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtem beri te qarte nevojen e nje pakti kombetar. SHBA mbeshtet fuqimisht perpjekjet e Shqiperise ne kete drejtim. Ajo qe ka rendesi per integrimin eshte nje konsensus kombetar i nevojshem tha Arvizu. Ndersa ne takimin me Bashen diplomati amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nje tradite shume te gjate bashkepunimi me Bashkine e Tiranes dhe presim qe kjo te vazhdoje. Ne kemi gjithashtu nje tradite shume te gjate te bashkepunimit me z. kryetar te bashkise gjate te gjitha funksioneve qe ai ka pasur me heret si minister i Puneve te Brendshme minister i Puneve te Jashtme e gjithashtu gjate punes qe ai ka zhvilluar ne Kosove keshtu qe presim me kenaqesi edhe zhvillimin e kesaj marredhenieje te re me te. Diskutuam gjate mbi menyrat se si mund te permiresojme jeten e qytetareve te Tiranes dhe kjo eshte nje gje teper e rendesishme sepse edhe synimi i SHBA-se eshte permiresimi i jetes se qytetareve ne Tirane e Shqiperi dhe dukshem 1/3 e qytetareve te Shqiperise jetojne ne kete qytet e rrethinat e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›