E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatat nuk regjistrojnë proceset, shkon dëm financimi i USAID

Tiranë- Një investim i Qeverisë Amerikane në sistemin e drejtësisë shqiptare rezulton të ketë shkuar dëm. Përmes USAID-it, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u instalua sistemi i regjistrimit audio(zëri) i proceseve gjyqësore. Por urdhëri për të shtypur butonin e regjistrimit të seancave duhet të jepet nga gjykatësi që kryeson çështjen gjyqësore. Salla numër 1 në këtë gjykatë, salla kryesore ku zhvillohen proceset më të rëndësishme gjyqësore në këtë gjykatë, është tashmë e pajisur prej gati një viti, por seancat nuk regjistrohen.

Një investigim i gazetës IDEA tregon se vetëm procesi ndaj bandës së Durrësit është regjistruar, pas presionit të vetë të pandehurve për ta dokumentuar procesin. Madje një presion të tillë vazhdon ta bëjë edhe i pandehuri tjetër VIP i kësaj gjykate, Dritan Dajti, por me gjithë kërkesën e tij, seancat nuk regjistrohen. Madje gjykatësit kanë vendosur që këto seanca të jenë të mbyllura.

Ne kemi mundur të sigurojmë edhe listën e paisjave që janë instaluar në këtë sallë, një kosto kjo e përballuar nga financimi i USAID.

1.Mikser audio allen&heath zed 22fx                 çmimi 112.313  Lekë

2.Cd player                                                                    çmimi   56.914  Lekë

3. cd rekorder / player / casete                            çmimi 133.654  Lekë

4. Head phones k141 studia                                    çmimi    11.996  Lekë

5. Laudspeakers                                                           çmimi    39.952 Lekë

6. Laudspeakers                                                           çmimi    39.952 Lekë

7. 8xmicrophones                                    (8 copë), çmimi   9.469 Lekë

8. Controll laudspeakers                        (1 copë), çmimi    68.156 Lekë

9. Controll laudspeakers                                           çmimi    68.156 Lekë

10. Audio spliter                                                           çmimi   10.465  Lekë

USAID ka pajisur me rregjistim audio edhe gjykatën e Durrësit dhe të Vlorës dhe sipas informacioneve që ne kemi, edhe këtu nuk bëhet regjistrimi i proceseve. Këtij problemi iu referua edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, në një intervistë për gazetën Shqip, duke theksuar se seancat nuk regjistrohen.

Ky është njoftimi i për projektin në 10 gjykata pilot për transparencen dhe rregjistrimin audio ne gjykata, sipas faqes zyrtare të USAID

Tiranë- 25 Qrshros 2010 -  Sot, Projekti i USAID për Shtetin Ligjor në Shqipëri prezantoi rezultatet e punës së tij tre vjeçare. Nje projekt prej 5.1 milion dollarë, për përmirësimin e performancës dhe përgjegjshmërisë në 10 gjykata pilot në Shqipëri, si edhe fuqizimin e institucioneve mbikqyrëse si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP). Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, Zv. Kryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, Adriatik Llala, Shefi i Programeve të USAID, Sean Huff, dhe Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres, Ervin Metalla, mbajtën fjalët e rastit.

USAID përzgjodhi 10 gjykata pilot dhe futi për herë të parë sistemin e kompiuterizuar të mbajtjes së saktë të procesverbaleve gjyqësore, rregjstrimin audio të seancave gjyqesore, përmirësimin e sistemit të arkivimit dhe ruajtjes së dosjeve gjyqësore, trainimin mbi kërkimin dhe shkrimni ligjor si edhe programe kompiuterike të menxhimit financiar për të ndihmuar gjykatat në vendosjen e standardeve në dhenien e drejtësisë. Gjithashtu, USAID, në bashkëpunim më OSBE, mbështetën hapjen e Zyrave për Informimin e Publikut në Gjykatat e Apelit të Tiranës dhe Gjrikastrës, si edhe ne Gjykatën e Rrethit Mat.

Nëpërmjet projektit, USAID vazhdoi mbështetjen e dhënë ndaj ILDKP, duke prodhuar nje sërë manualesh mbi konfliktin e intersave, duke trainuar stafin e ILDKP mbi nvestigimin, si edhe duke forcuar bashkëpuninmin e ILDKP me median dhe shoqërinë civile, për të evidentuar dhe investiguar rastet korruptive.

Në fjalen e tij të rastit, Huff theksoi rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm të gjyqtarëve, Ministrisë si edhe të Qeverisë së Shqipërisë për tu siguruar që projekti i USAID në gjykatat pilot të vazhdojë dhe të përhapet në gjykata të tjera në vend.

Mënyra e luftës ndaj korrupsionit në drejtësi është nëpërmjet transparences. Hapni gjykatat. Bëjini rregulat dhe procedurat të qarta. Dënoni ata që nuk zbatojnë rregullat. Vendosni standarde të larta. Fitoni mbështetjen dhe besimin e publikut duke qënë aktivë., tha Huff Që gjykatat të jenë transparente dhe të hapura ndaj publikut, seancat duhet të mbahen në sallat e gjyqeve e jo në dhomat e gjyqtarëve. Dhënia fund e gjyqeve në dhomat e gjyqatrëve sot, do të përmirësojë në mënyrë tepër të dukshmë eksperincën e përdoruesve të gjykatave.

Gjatë muajve të ardhshëm, USAID do të lançojë një project të ri në mbështetje të luftës ndaj korrupsionit në sektorin e drejtësisë në Shqipëri.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Çmimi i energjisë, ERE: Nuk do të ndryshojë, të pakten deri në 2014-ën Tiranë- Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë, të...
  2. Shkon në 520 numri i viktimave në Turqi TURQI -  Bilanci i viktimave i tërmetit të fuqishëm në...
  3. Tiranë- Çmimi i ujit të pijshëm rritet me 36% Tiranë- Duke filluar nga 1 janari 2012 qytetarët e Tiranës...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›