E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojne spekulimet pas bukes rritet cmimi i vajit dhe i orizit



Pas rritjes se cmimit te miellit dhe bukes dje eshte shenuar shtrenjtimi i radhes per disa artikuj te tjere te shportes. Vaji i gatimit ose ndryshe vaji i lulediellit dhe orizi kane shenuar dje rritje ne tregun e shumices ne kryeqytet ne afersi te ish-Qytetit te Nxenesve. Ne kete treg gjenden edhe magazinat e nje pjese te grosisteve qe tregtojne produkte ushqimore me shumice per nje pjese te madhe te rretheve te vendit. Sipas Inspektorateve qe kontrollojne tregjet ne Tirane nga ky treg zene fill shpesh here edhe rritjet abuzive ne nje kohe qe ata e konsiderojne kete vend edhe piken kryesore ku tregtohen shume mallra te skaduara. Tregtaret dhe grosistet ne kete treg thone se orizi dhe vaji i lulediellit kane kohe qe jane shtrenjtuar por kjo gje nuk ka perbere shqetesim te konsumatoret. Por ka mjaftuar nje vezhgim i medieve diten e djeshme qe spekulimi me cmimet e artikujve me jetik te konstatohen. Por tregtaret e ketyre mallrave thone se ne tregjet nderkombetare sikunder per grurin eshte rritur edhe cmimi i fares se lule diellit. Por kjo nuk e justifikon aspak faktin qe menjehere sapo ne bursa verehet nje ndryshim i vogel i cmimeve te shumices per tregjet nderkombetare kjo te reflektohet direkt ne tregun shqiptar qe eshte fare mikroskopik perpara atyre qe kuotohen neper bursat nderkombetare. Ne Shqiperi artikuj si mielli buka orizi vaji etj. jane ushqime baze per shtresat e varfra dhe artikuj te shportes gje per te cilen shtetit i takon ti mbroje ato nga spekulimet. Por si per hironi tregtaret ne tregun e shumices paralajmerojne se deri ne fund te ketij viti ushqimet do te kene vetem tred rites. Nje rritje te lehte keto dite ka pesuar edhe uji qe shitet i ambalazhuar me bidone plastik. Kjo per faktin se eshte rritur akciza per materialet plastike dhe ambalazhet.

Prodhuesit e bukes
Pas kercenimit per rritje te cmimit te bukes nga prodhuesit Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve u hodh ne aksion per inspektimin ne terren. Por menjehere pas aksionit dhe gjobave te tatimoreve Shoqata e Prodhuesve te Bukes per te mos rritur me tej cmimin e ketij produkti ka deklaruar se do te veproj ndryshe. Sipas perfaqesuesve te saj tregtaret dhe prodhuesit e bukes nuk do ta rrisin cmimin por ata jane te lire qe te ulin gramaturen e saj. Prodhuesit e justifikojne kete veprim me faktin se ligji nuk e percakton se sa duhet te jete gramatura e nje buke masive prandaj si cdo mall edhe buka mund te kete cmimin peshen dhe cilesine e saj. Inspektore te DPT-se jane shprehur se realisht cmimi i grurit nuk ka njohur ndonje rritje te ndjeshme aq sa ti detyroje prodhuesit te rrisin cmimin e bukes por nje gje e tille eshte kundershtuar prej prodhuesve te bukes. Sipas tyre diten e djeshme mielli eshte kapur me cmimet nga 52-57 leke kg nderkohe qe deri tani cmimi ka qene rreth 40 leke kg. Por ulja e gramatures shikohet si nje zgjidhje nga prodhuesit e bukes per ti shpetuar gjobes nga tatimet. Pas alarmit per rritjen abuzive te cmimit te bukes si rezultat i rritjes se cmimit te miellit DPT-ja gjate kontrolleve te ushtruara ne 120 subjekte te Tiranes dhe Durresit evidentoi 20 subjekte qe kishin rritur ne menyre fiktive cmimin e bukes dhe ne 27 subjekte u vendosen gjoba me vlere mbi 3 milione leke si dhe u sekuestruan 10 ton miell i pashoqeruar me fature. Sipas DPT-se qellimi i ketyre kontrolleve ne rang kombetar behet per verifikimin e cmimit te blerjes dhe shitjes se produkteve pasi megjithese cmimet e importit te grurit nuk kane ndryshuar. Ne ditet e fundit eshte vene re nje rritje e cmimit te bukes ne menyre abuzive ndersa ky institucion garanton se do te marre te gjitha masat administrative per ndeshkimin dhe parandalimin e ketij fenomeni.

Rritja
Duket se situata e krijuar me rritjen e cmimit te bukes ne disa prej subjekteve tregtuese ne vend eshte e perkohshme dhe ndaj abuzuesve po merren masa ndeshkuese. Pavaresisht rritjes lehtesisht te cmimit te bukes ne disa furra ne kryeqytet nga nje vezhgim i bere ne disa rrethe te vendit nje gje e tille nuk ka ndodhur. Ne qytetin e Korces cmimi i bukes dhe masa e saj nuk ka ndryshuar. Kjo pohohet dhe nga vete prodhuesit e bukes dhe konsumatoret. E njejta situate eshte edhe ne qytetin e Elbasanit ku qytetaret vazhdojne te blejne me te njejtin cmim te gjitha llojet e bukes. Ne qytetin e Fierit sipas burimeve ne Drejtorine e Tatim-Taksave mesohet se jane kryer inspektime ne dyqane me pakice dhe ne furrat e bukes per cmimin i cili nuk ka ndryshuar. Nderkohe ne nje deklarate per mediat Drejtori ekzekutiv i Unionit te Tregtareve Agroushqimore shprehet se parashikimet e prodhimit boteror te grurit presin nje renie e cila do te reflektohet dhe ne cmimin e bukes.

Preci Rritja e cmimit te bukes eshte spekulim

Rritja e cmimit te bukes nuk justifikohet dhe eshte nje spekulim qe po behet me konsumatorin. Keshtu u shpreh eksperti i ekonomise Zef Preci duke theksuar se kjo rritje ben te mendosh per ekzistencen e marreveshjeve te fshehta. Sipas tij kriza ristrukturon tregjet por kjo do te thote edhe me shume vemendje ndaj prodhimit vendas. Ai shtoi se eksporti i grurit nga Rusia nuk eshte aq i madh sa te jape efekte te menjehershme. Tregtia realizohet me teper nepermjet vendeve te treta. Madje sipas tij edhe nese kjo do te ndodhte do te duheshin te pakten tre muaj qe kjo te pasqyrohej ne tregun tone. Ditet e fundit rritja e cmimit te bukes eshte tema me e diskutuar. Kjo erdhi si rezultat i ndalimit te eksportit te grurit nga Rusia. Ne Shqiperi nje sere subjektesh filluan te rrisin cmimin e bukes menjehere pas berjes publike te embargos ruse.

Zherdi Qeveria te marre masa qe te mos rritet cmimi i bukes

Presidenti i Shoqates Kombetare te Mbrojtjes se Tregtareve dhe Tregut Niko Zherdi shpreh shqetesimin per mungesen e kontrollit mbi cmimin e bukes ne vend. Sipas tij qeveria duhet te beje nje planifikim per mbjelljen dhe shtimin e siperfaqes se grurit ne menyre qe 60 deri ne 70 te sigurohet nga tregu vendas gje qe do te shmangte rritjen e metejshme te cmimit te bukes. Ketu problemi eshte qe shteti te marre masa per te organizuar dhe drejtuar prodhimin e bukes dhe te lendeve te para grurit dhe dritherave me qellim qe tregu te ekuilibrohet qe kerkesa dhe oferta te plotesohen- shprehet Zherdi.
Qeveria duhet te bashkerendoje punen mes ministrive biznesmeneve dhe furnitoreve ne menyre qe te mos kete rritje te metejshme te cmimit te bukes theksoi me tej Presidenti i SHKMTT-se Zherdi.

Pastrimi i plazheve AMC dhe Korpusi i Vullnetareve mbyllin me sukses aksionet

Fushata e ndergjegjesimit dhe pastrimit te plazheve e organizuar nga AMC dhe Korpusi i Vullnetareve e nisur ne diten nderkombetare te mjedisit pese qershor ka perfunduar per kete sezon veror. Gjate ketyre dy muajve Forumi i Mendimit te Lire me Korpusin e Vullnetareve te mbeshtetur nga AMC kane organizuar disa aksione masive per pastrimin e zonave bregdetare nga papastertite si dhe ndergjegjesimin e pushuesve per ruajtjen e ambientit kryesisht zonave bregdetare. Qellimi i ketyre aksioneve ka qene jo vetem pastrimi i plazheve dhe i zonave perreth nga mbetjet por edhe ndergjegjesimi i komunitetit te zones pushuesve dhe bizneseve per rendesine e nje mjedisi te paster. Vetem nje mjedis i paster do te mundesoje nje vazhdimesi te turizmit dhe zhvillimit te metejshem te ketyre zonave. Per kete qellim gjate aksioneve ne vijen bregdetare shqiptare nga Velipoja e deri ne Vlore eshte komunikuar me turistet dhe me bizneset lokale per rendesine e ruajtjes se mjedisit. Kete vit aksionet ishin fokusuar ne plazhe qe kane filluar te vizitohen nga shume turiste ne vitet e fundit plazhe qe me pare nuk kishin frekuentim masiv. Vullnetaret dhe punonjesit e AMC kane kryer pastrimin e plazheve prej mbetjeve te krijuara nga pushuesit por edhe nga bizneset qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne menyre te papergjegjshme. Ne te gjitha aksionet ku Korpusi i Vullnetareve dhe punonjesit e AMC kane marre pjese kane kerkuar edhe perfshirjen e komunave dhe bashkive te cilet i jane pergjigjur pozitivisht fteses per bashkepunim. Vullnetareve te ardhur nga Tirana i jane bashkuar edhe stafi i komunave apo bashkive ku eshte kryer aksioni per te pastruar dhe ndergjegjesuar pushuesit dhe komunitetin ne dobi te mjedisit. Funksionaret e larte te bashkive apo komunave kane falenderuar ndihmesen e madhe qe japin Korpusi i Vullnetareve dhe AMC ne ruajtjen e mjedisit dhe rrjedhimisht edhe rritjen e turizmit. Vullnetaret u organizuan ne grupe duke bere te mundur pastrimin e pjeses se bregdetit si zonen perreth nga mbetjet. Ne perfundim te cdo aksioni pastrimi rreth 100 thase me mbeturina ngarkoheshin ne kamionin e plehrave per tu transportuar me pas ne pikat perkatese te grumbullimit te tyre. Per AMC mjedisi eshte nje nga shtyllat kryesore te pergjegjesise sociale se korporates. AMC ka mbeshtetur perhere nisma ne perfitim te mjedisit duke perfshire ne politikat e saj programe te shtimit i territoreve te gjelbra ku perfshihen projekte te pyllezimit dhe mbjelljes se pemeve dhe te menaxhimit i mbetjeve ku perfshihen programe te pastrimit programe te brendshme te reduktimit dhe riciklimit te letres dhe ri-perdorimit te pajisjeve elektronike. Per AMC eshte shume i rendesishem raporti harmonik midis veprimtarise se perditshme dhe kujdesjes ndaj ambientit. Nje bote plot perkujdesje ndaj ambientit eshte ne te miren e te gjitheve.

14 Gusht 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›