E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për përgjimet telekomunikative

Neni 17
Situatat emergjente

1. Për situata emergjente, Prokurori i Përgjithshëm ose prokurori i autorizuar prej tij, me kërkesë verbale të drejtuesit të institucionit shtetëror informativ, sipas nenit 6 të këtij ligji, urdhëron me shkrim realizimin teknik të procesit të përgjimit. Urdhri regjistrohet menjëherë në evidencat e bërthamës komanduese elektronike pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe të specialistit të sektorit të përgjimeve në SHISH. Me regjistrimin e urdhrit, specialistët e sektorit të përgjimeve realizojnë procesin e përgjimit.

2. Brenda 24 orëve nga fillimi i përgjimit, institucioni shtetëror informativ që ka bërë kërkesën, i paraqet Prokurorit të Përgjithshëm kërkesën e rregullt me shkrim, e cila përmban arsyet e veprimeve emergjente së bashku me komunikimin e përgjuar të zbardhur. Mbi këtë bazë merret vendimi përkatës për vazhdimin ose ndërprerjen e përgjimit.

3. Mosparaqitja e kërkesës me shkrim brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, sjell ndërprerjen e menjëhershme të përgjimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›