Shtrenjtohet kostoja e jeteses
Shqiptaret po paguajne gjithnje e me shume per jetesen e perditshme. Mallrat e konsumit, kryesisht ushqimet shiten me shtrenjte se nje vit me pare. Zyrtarisht, buka, makronat, vaji, mishi dhe shume produkte te tjera kane kushtuar gjate nentorit me shume se nentori i nje viti me pare.