Vidhet në mesnatë Poliklinika e Specialiteteve
23/12/2008 Elbasan, autorët morën një aparaturë dhe 30 mijë lekë. Dhjetori, muaji i vjedhjeve
ELBASAN- Sulmohet nga vjedhësit Poliklinika e Specialiteteve, grabitet një aparaturë dhe lekët e arkës. Burime nga policia bëjnë të ditur se vjedhjen e ka denoncuar roja i godinës, pasi ka konstatuar atë që është bërë mëngjesin e së hënës. Mësohet se autorët kanë mundur të hyjnë nëpërmjet një dritareje në pjesën e pasme të godinës.
Vjedhja
Mësohet se fillimisht kanë vjedhur arkën, por kur kanë gjetur pak para aty kanë thyer edhe një derë të okulistikës në katin e dytë të godinës. Nga aty kanë vjedhur një aparaturë okulistike me vlerë 50 mijë lekë të reja. Shuma që kanë gjetur në arkë pasi kanë shqyer bravën ka qenë rreth 30 mijë lekë të reja. Një ekip ekspertësh kanë grumbulluar prova daktolografike dhe janë duke punuar për identifikimin e autorëve. Ende nuk ka informacion mbi emrat e autorëve të vjedhjes. Godina e Poliklinikës ndodhet vetëm 200 m larg komisariatit të policisë së Elbasanit, por kjo nuk e ka shpëtuar nga grabitja. Autorët kanë hyrë të pashqetësuar fare dhe kanë marrë ç’të mundin. Një aparaturë dhe 30 mijë lekë të vjetra ka qenë dëmi që i është shkaktuar këtij institucioni duke gdhirë e hëna në Elbasan. Ndërkohë një ditë më parë një grua ka rënë pre e vjedhjeve afër Bashkisë së Elbasanit. Gruas 27-vjeçare i është vjedhur çanta me portofolin ku kishte paratë dhe kartat e kreditit. Po kështu në të njëjtën kohë është vënë në pranga një autor i një vjedhjeje në Stëblevë të Librazhdit. Numri i vjedhjeve gjatë dy muajve është kthyer në shqetësim për qytetarët e Elbasanit. Kështu gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar mbi 30 raste vjedhjesh të parave, pajisjeve elektronike dhe mallrave të tjera. Vjedhësit kanë sulmuar edhe institucionet duke arritur të hyjnë deri në poliklinikën e specialiteteve një ditë më parë. Vjedhësit kanë sulmuar shoqata, xhami, e shkolla.
Policia ka vënë në pranga disa prej autorëve dhe është duke punuar për kapjen e të tjerëve. Sipas të dhënave nga hetimi në shumicën e vjedhjeve janë gjetur prova për autorësinë, por ende autorët nuk janë arrestuar.