Dhurata 170 grave të konfeksioneve të tjerat në protesta
23/12/2008 Bashkia e Korçës, në konsideratë vetëm një firmë
KORÇE- Ndërsa bashkia e qytetit të Korçës ka filluar shpërndarjen e dhuratave për festat e fundvitit, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtresave të ndryshme të komunitetit dhe për të fituar një emër të mirë mes banorëve të qytetit të Korçës, duket se kryebashkiaku Niko Peleshi nuk ia ka dalë dot mbanë. Në vend të “korrjes” të një emri të mirë, ka marrë vetëm kritika, pakënaqësi dhe protesta. Shkak për shpërthimin e këtij konflikti mes grave të qytetit të Korçës dhe Niko Peleshit ka qenë marrja e një vendimi nga Këshilli Bashkiak ditën e hënë për dhënien e dhuratave për 170 gra të rrobaqepësisë së firmës NPV “International” Korçë. Në qytetin e Korçës operojnë disa subjekte private që merren me prodhimin e konfeksioneve, ku në këto firma punojnë rreth 4000 gra. Ky seleksionim ka lënë të pakënaqura 3.830 gratë e tjera, ku këto të fundit kanë mbetur të fyera dhe të lënduara në sedrën e tyre, veçanërisht nga këshilltarët socialistë, pasi kanë qenë vetëm këshilltarët e majtë ata që kanë miratuar një vendim të tillë, ndërsa kanë qenë kundër këtij seleksionimi këshilltarët e djathtë. 170 gratë e firmës “International” do të marrin për festat e fundvitit nga një shishe verë dhe nga një biletë për të qenë të pranishme në koncertin e vitit të ri. “Jo se dhuratat janë të mëdha, e madhe është vetëm fyerja për më shumë se 3.830 gra të tjera”. Kështu janë shprehur gratë që morën pjesë në një protestë paqësore. Ato kanë akuzuar këshilltarët se po abuzojnë me paratë e taksapaguesve.