Përplaset mjeti, plagosen 3 shtetas, bllokohet autostrada
23/12/2008 Rëndë në spital 2 prej tyre
DURRES- Një aksident i rëndë i ndodhur në paraditen e djeshme ka paralizuar tërësisht qarkullimin e mjeteve në autostradën Durrës-Tiranë dhe anasjelltas. Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kodër e Shën Vlashit teksa një mjet tip IVECO është përplasur me bordurën dhe është kryer kryq në rrugën me fluksin më të madh të lëvizjes së mjeteve. Autostrada është përfshirë në kaos ngase asnjë mjet nuk ka mundur të qarkullojë më në aksin Tiranë-Durrës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me vonesë, pasi e ka pasur shumë të vështirë të futet në mes të rreshtave të mjeteve, ndërsa autoambulanca që ka shoqëruar efektivat e gatishmërisë së policisë dhe të qarkullimit kanë transportuar të plagosurit për në spital. Burime policore kanë bërë të ditur se në mjetin tip IVEKO me targa DR 4847 C kanë qenë tre persona, por dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi kanë pësuar fraktura, çarje, dëmtime të organeve jetike dhe hemorragji. Pasi të dëmtuarve u është dhënë ndihmë e parë mjekësore në Durrës, të aksidentuarit janë dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore. Radha e makinave të bllokuara ka nisur tek vendi i aksidentit, Kodra e Shën Vlashit dhe ka vijuar për më shumë se 3 km në të dy anët. Për të nxjerrë nga makina e përmbysur të plagosurit në gjendje të rëndë si dhe për të larguar mjetin nga autostrada është dashur afro një orë duke vënë në punë edhe mjete prerëse dhe gurë freksibël.