E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhurata e festa fëmijëve të policëve të vrarë në detyrë

23/12/2008  Për festat e fundvitit

DURRES- Fondacioni Misioni pa Kufi, Qendra Kristiane në Durrës dhe Forcat e Ruajtjes dhe të Sigurisë Fizike kanë qenë në mesditën e së hënës me fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës. Prindër, gra, djem e vajza të uniformave blu që kanë rënë në përballje me krimin janë ftuar nga krerët më të lartë të policisë së qarkut të Durrësit për të ndarë me ta kujtimet më të mira për të rënët. 21 fëmijë të policëve të vrarë kanë marrë pako dhe kanë qenë protagonistët e bisedave me uniformat blu të policisë së shtetit. Në dhuratën me afrimin e festimeve të Krishtlindjes dhe të ndërrimit të viteve fondacionet dhe shoqatat janë kujdesur të ndihmojnë familjet e kësaj kategorie duke përfshirë në pako shumë asortimente duke mos lënë mënjanë edhe veshmbathje, lodra, pajisje të ndryshme elektronike argëtuese etj. Policia e Durrësit e ka bërë traditë të thërrasë fëmijët e kolegëve të vrarë dhe të zhvillojë me ta bisedë si dhe program artistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›