Shtrenjtohet me 3 lekë nafta në tre ditë
Rritet sërish çmimi i karburanteve. Gjatë ditës së sotme, nafta dhe benzina janë shitur me 3 lekë më shtrenjtë. Kështu, në pikat e karburanteve, nafta ka arritur në 136 lekë për litër, nafta e cilësisë së mirë, e njohur ndryshe si eurodieseli shitet me 140 lekë për litër,
ndërsa benzina me 146 lekë për litër. Kjo është rritja e dytë e çmimit të karburanteve në vendin tonë brenda një muaji. Importuesit shpjegojnë se rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e ecurisë së bursave ndërkombëtare. Sipas tyre, krahas rritjes së kuotave të arit të zi, në tregun ndërkombëtar është forcuar edhe dollari, monedhë në të cilën shkëmbehet nafta. Rritja e çmimit të karburanteve do të rëndojë mbi të gjithë qytetarët, duke pasur parasysh se është një ndër mallrat kryesorë të konsumit të përditshëm.
Last Updated on E Merkure, 14 Prill 2010 19:22