Nokia Siemens Networks dhe AMC perkrahin teknologjine e gjelber ne Shqiperi
AMC paraqiti ne galerine FAP teknologjine e brezit te ri Nokia Siemens Neteorks, qe mbron mjedisin, ne bashkepunim te vecante me artistet e rinj. Te gjitha punimet e artisteve te rinj te Akademise se Arteve te Bukura ishin te frymezuara nga mjedisi dhe ruajtja e tij, si dhe nga ndryshimet klimaterike. Gjate fjales se tij, zoti Stefanos Oktapodas, Drejtor Ekzekutiv i AMC, tha se "dita e sotme eshte dite e vecante per ne, sepse festojme 2 milione abonente. Mendoj se kjo arritje jo vetem shperblen angazhimin e AMC per t'iu pergjigjur nevojave te komunikimit te abonenteve tane, por edhe tregon se perkushtimi yne ndaj teknologjive te reja dhe inovacioneve mund te sjelle rritje te qendrueshme". Ne kete ekspozite veprash arti te lidhura me natyren dhe mjedisin, Nokia Siemens Neteorks paraqiti edhe nje veper teknologjike qe perfaqeson nje hap revolucionar persa i perket mbrojtjes se mjedisit. Ky server do te perdoret per here te pare ne Shqiperi nga kompania me e madhe e telekomunikacionit celular AMC. Serveri eshte projektuar qe jo vetem te ofroje sherbimin me cilesor qe pritet prej tij, por edhe te mbroje mjedisin. I gjithe serveri eshte prodhuar nga materiale te ricikluara duke kursyer mbi 90% te materialeve te perdorura per prodhimin e serverit. Gjithashtu ky server i perdorur nga AMC eshte projektuar qe te kurseje 80% te energjise elektrike dhe te prodhoje 80% me pak CO2. Punimet e ekspozites ishin te lidhura ngushte me kendveshtrimet e artisteve mbi natyren ne planetin tone dhe transformimin e vazhdueshem te saj. Nga ana e artisteve te Akademise se Arteve te Bukura eshte punuar shume kohe deri ne perfundimin e punimeve qe iu prezantuan publikut ne kete ekspozite.
Vete serveri me i fundit i Nokia Siemens NetWorks eshte nje produkt teknologjik shume miqesor me ambientin dhe perdoret ne vendet me te zhvilluara te Europes qe kujdesen shume ndaj treguesve mjedisore. Ne Shqiperi eshte hera e pare qe nje kompani celulare mbeshtet perdorimin e e teknologjive me te reja qe jane ne mbrojtje te ambientit.
AMC do te vazhdoje gjithmone jo vetem te mbeshtese projekte per ruajtjen e natyres por edhe do te perdore vete e para teknologjine me te fundit qe ka parametrat me te larta ne ruajtjen e mjedisit.
AMC e shikon boten e se ardhmes si nje nderthurje te zhvillimit teknologjik me mbrojtjen e planetit.