E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjet dhe biznesi, ekonomia ne veshtiresi edhe per 2010

Blerina Hoxha
Sipermarrjet e biznesit dhe familjet do te vazhdojne te ndjejne veshtiresi ekonomike edhe gjate vitit 2010. Paralajmerimin e ka dhene dje, Banka Qendrore e Shqiperise ne publikim te raportit per stabilitetin e sistemit financiar ne vend. Veshtiresite ne ekonomite familjare dhe ne ato te bizneseve, do te jene prezente per sa kohe qe ecuria e paqendrueshme e te ardhurave te disponueshme dhe e konsumit ne ritmin e ulet te investimeve private. Banka e Shqiperise lajmeron se presioni me i madh ndaj sipermarrjeve te biznesit dhe te familjeve, do te jete te pakten ne gjashte muajt e pare te vitit 2010. Permiresimet ne ekonomine nderkombetare, pritet te zbusin efektin ngadalesues mbi rritjen ekonomike ne vend. Megjithate, ky ndikim pozitiv pritet te behet me i ndjeshem ne gjysmen e dyte te vitit 2010, pas vendosjes ne nje gjendje me te stabilizuar te ekonomise greke, si edhe pas ndikimit sezonal te turizmit. Permiresimi i ekonomise nderkombetare do te permiresoje pozicionin e ekonomise se vendit ne raport me ate nderkombetare dhe do te ndikoje pozitivisht ne madhesine e deficitit te llogarise korrente, njofton Banka e Shqiperise. Sidoqofte, ky efekt pritet te jete me i ndjeshem ne nje periudhe afatmesme. "Gjendja financiare e sektorit real te ekonomise se vendit, e sipermarrjeve te biznesit dhe e familjeve, pritet te jete pergjithesisht e pandryshuar, dhe nje permiresim i saj vleresohet se mund te ndodhe ne gjashtemujorin e dyte te vitit", vlereson Banka Qendrore. Mirepo per te krijuar sa me shpejt nje ambient gjallerues per ekonomine e vendit, Banka e Shqiperise kerkon nga sektori bankar rritje graduale te kreditimit, duke kontrolluar cilesine e saj. Rigjallerimi i kreditimit eshte nje zhvillim i deshiruar, por kjo duhet te realizohet mbi bazen e nje analize te kujdesshme, duke ndjekur me vemendje ecurine e cilesise se kreditimit. Vleresohet qe perkeqesimi i cilesise se kredise do te shenoje vleren me te larte ne gjashtemujorin e pare te vitit 2010 dhe do te stabilizohet ne gjysmen e dyte te tij. Nje permiresim gradual por i qendrueshem i ketij treguesi, pritet te shfaqet ne vitin 2011. Ne portofolin e kredive me probleme, bankat duhet te identifikojne klientet me probleme te perkohshme dhe te kapercyeshme, si dhe te ndertojne politika qe ofrojne mbeshtetje per keta kliente ne kembim te shtimit te elementeve qe mbrojne banken prej rrezikut te ketyre kredive ne te ardhmen. Banka e Shqiperise keshillon bankat, qe per klientet qe i vleresojne me nje mundesi te ulet te pageses se detyrimit te kredise, duhet te ndjekin vendosmerisht procedurat ligjore per ekzekutimin e garancive dhe te formave te tjera te kolateraleve.
Sistemi bankar, faktoret qe ndikojne stabilitetin
-Permiresimi i ndjeshem i situates se likuiditetit, ne kushtet e rikthimit te besimit te publikut dhe rritjes se qendrueshme te depozitave. Eshte e rendesishme qe rritja e depozitave te publikut ne banka gjate vitit 2009, ka vijuar me ritme te qendrueshme edhe gjate muajve te pare te vitit 2010. Ritmi i rritjes se depozitave te publikut, do te ishte me i larte nese do te permiresohej situata ne sektorin real te ekonomise dhe do te gjallerohej veprimtaria e kreditimit nga sektori bankar.
-Rritja me ritme me te uleta e mjeteve me rrezik te sektorit bankar. Gjate vitit 2009 eshte pakesuar ndjeshem zgjerimi i mjeteve (aktiveve) me rrezik te sektorit bankar, i ndikuar kryesisht prej ritmit shume me te ulet te rritjes se kreditimit dhe ne pergjithesi, renies se ritmit te zgjerimit te veprimtarise bankare.
-Nencmimi i kursit te kembimit te monedhes kombetare gjate vitit 2009, vleresohet se ka ndodhur me nje ritem dhe madhesi te perballueshme, duke i lejuar sektorit bankar dhe agjenteve te tjere ekonomike kohen e nevojshme per ndermarrjen e veprimeve te pershtatshme dhe mbrojtese. Pritshmerite per nje qendrueshmeri te kursit te kembimit gjate vitit 2010 jane me te medha.

-Qendrueshmeria e infrastruktures teknike thelbesore te sistemit financiar dhe vecanerisht te sektorit bankar, sic jane sistemet e pagesave. Per funksionimin normal dhe mbikeqyrjen e sistemeve te pagesave, si ne vlera te medha ashtu edhe ne vlera te vogla, Banka e Shqiperise ka caktuar burimet e nevojshme njerezore, financiare dhe teknologjike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›