E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shtrigat e Salemit” premierë e parë në TK

Drama “Shtrigat e Salemit” do jetë premiera e parë për vitin 2011 që do vihet skenën e Tetarit Kombëtar nga regjisori Spiro Duni. Vepra e Artur Miller-it ka në fokus Amerikën e viteve '50, por regjisori e ka konceptuar pa fillim dhe pa fund si përkatësi kohore. Protagonistë janë: Timo Flloko dhe Eva Alikaj, në rolet e çiftit Proktor, ai Xhon Proktori, ajo Elizabeta. Gjithashtu, do të interpretojnë edhe aktorët më të mirë të skenës. Për të shkruar këtë vepër autori Miller është nxitur nga ngjarjet e ndodhura në vitin 1962 në fshatin Salem, ku brenda një nate ky fshat u kthye në qendrën botërore të magjisë, dhunës dhe gënjeshtrës, ku të gjithë fjetën njerëz e në mëngjes u ngritën shtriga. Miller është një ndër autorët e huaj që është ngjitur më shpesh në skenat shqiptare. Përveç “Shtrigat e Salemit”, që vjen premierë këtë sezon, në Teatrin Kombëtar nga ky autor janë vënë në skenë edhe vepra si “Vdekja e një komisioneri” dhe “Pamje nga Ura”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›